KRUJË-Parcela me 855 fidanë kanabisi të mbjellura në tokë, janë zbuluar në fshatin Brret të Krujës. Fidanët e dyshuar narkotikë u asgjësuan me anë të djegies,ndërsa autorët nuk dihen ende.

Policia njofton se nga kontrolleve intensive të kryera në të gjithë territorin e rrethit Krujë, janë zbuluar në malin e Brretit, 5 ambiente të hapura ku kultivoheshin bimë narkotike.

Në zbatim të planit operacional policor antikanabis, të koduar “Territor i pastër”, të hartuar nga Policia e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, u zbuluan5 ambiente të hapura ku u gjetën të kultivuar gjithsej 855 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Uniformat blu po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Krujë, për veprime të mëtejshme.