Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ishte sot në Malin e Krujës, për të parë nga afër aksionin e nisur prej ditës së djeshme nga IKMT për prishjen e 12 guroreve dhe 26 furrave të gëlqeres.

Gjatë inspektimit të punimeve, ministri Klosi pati një një debat me një nga biznesmenët e zonës, Qamil Babasi, pronari i 'Babasi 2'.

Ai tha se kishte marrë leje për ndërtim në vitin 2016 ndërkohë që ministri tha se aksioni nuk ka për qëllim të mbyllë bizneset por zhvendosjen e tyre në një zonë tjetër.

"Ju do spostoheni, kjo do mbarojë një ditë, këtu s'ka për tu bërë më, është zonë e mbrojtur, s'po themi të ndërprisni biznesin, duhet të bësh atë që ka një vit ministria që të kërkon", tha Klosi për t'i asistuar këta biznesmenë në institucionet përkatëse për të marrë leje në zona të tjera ku është i lejuar ky aktivitet.

Klosi u shpreh se aty nuk do të ketë më as gurore as furra gëlqereje dhe se kjo histori ka marrë fund njëherë e mirë.

Sipas një analize të Ministrisë së Mjedisit, nga 300 leje mjedisore dhe minerare për guroret që janë dhënë në të gjithë vendin, pothuajse në të gjitha rezulton se ka problematika në zbatimin e lejes mjedisore dhe lejes minerare.

12 subjektet që ju pezullua aktiviteti

1 Frenki Shpk 

2 Zhukjo shpk

3 Salillari shpk

4 Kegli - Duri shpk

5 GPA Konstuksion

6 Kastrioti shpk

7 LOTI shpk

8 Vega shpk

9 Makaresh shpk

10 Santara shpk

11 PRISKA shpk

12 Babasi COO