Divjakë- Një krim në familje është parandaluar nga Policia e Fierit, teksa shënjestrat e sulmit i ndihmoi vetëm fati nga plumbat e parë të qitur prej agresorit.
I dyshuari Petraq Sotiri, nga fshati Karavasta e Re e Divjakës, u prangos nga uniformat blu, pak momente pasi lëshoi breshëri automatiku në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij, në një konflikt të dyshuar dhe të vazhdueshëm mes palëve. Krimi ndodhi në fshatin Havaleas.
Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe njoftoi se sekuestroi armën e krimit. Denoncimi për sulmin ishte bërë nga vetë pronari i shtëpisë pas plumbave që shkaktuan vetëm dëme materiale dhe panik.
Policia e Fierit në njoftimin zyrtar për ngjarjen shprehet:
“Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, dhe falë inteligjencës policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: P. S., 63 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë”.
Dhe më tej detajon dinamikën dhe rrethanat, duke shtuar se “ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët”.
Uniformat blu ushtruan edhe kontroll në banesën e 63-vjeçarit, ku sekuestruan armën automatike dhe një sasi municioni luftarak. Hetimet janë ende aktive, teksa po sqarohen motivet e përplasjeve mes dy familjeve me krushqi, pasi nuk jepen detaje nëse shkak ka qenë ndonjë divorc i fëmijëve të dy protagonistëve të konfliktit.
A.Q/A.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
18.9%
-
Pak
9.9%
-
Aspak
71.2%
Vota total: 111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bashkia e Fierit hap kanalin, dëmton rrjetin e Ujësjellësit! Banorët e Martines në protestë: Ujë vjen i ndotur në çezma
24 Janar, 15:55
-
Shkoi të peshkonte një javë më parë në lumin Vjosë dhe u zhduk, gjendet i vdekur 63 vjeçari në Fier (EMRI)
23 Janar, 13:37
-
Fier/ Kishte hapur llogari prej 5 mln lekë në një faqe online, i përdorte për vënie bastesh sportive, arrestohet 26-vjeçari
23 Janar, 09:27
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë (VIDEO)
22 Janar, 18:00
-
‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës ngrihen në protestë: Rrugën e dëmtoi Ujësjellësi! Bashkia e Fierit: Do ta asfaltojmë
22 Janar, 15:38
-
Itali/ 18 vite burg për algjerianin që vrau Klajdi Bitrin! Shqiptari u godit me shtizë peshkimi se mbrojti shokun e tij
22 Janar, 09:52
-
Fier/ Aksident në rrugën Levan-Vlorë, 3 makina karambolohen mes tyre! Shkak dyshohen reshjet e dendura të breshërit (VIDEO)
21 Janar, 20:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Të akuzuar për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, Prokuroria përfundon hetimet për 10 persona dhe i dërgon gjyq
21 Janar, 12:01
-
Lushnjen ‘e mbyt’ tymi i plehrave, vendgrumbullimi i inerteve në flakë prej dy ditësh, Sefa: Autorët t’i gjejë policia, bashkia do vendosë roje 24 orë
20 Janar, 13:09
-
Të harruar! Banorët e Shtyllasit në Fier 15 vite pa ujë, e mbushin 45 km larg!
19 Janar, 19:27
-
U vra në detyrë 2 dekada më parë, familja e dëshmorit Llambi Bardhi: Shteti të mos braktisë! Dënime më të ashpra kujt ngre dorën ndaj policisë
19 Janar, 14:54