TIRANE- Policia e Tiranës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, bënë të mundur arrestimin e 38 vjeçarit Altin Aluku nga Kashari, pasi dy ditë më parë vrau babain e vajzës me të cilën kishte qënë i fejuar rreth shtatë vite më parë, si dhe plagosi nënës e saj në dorë. Sipas burimeve të policisë, Aluku u kap pranë fshatit Prush rreth 18 orë pas ngjarjes, e konkretisht në orën 03:20 minuta të mëngjesit të djeshëm.
/Shqiptarja.com










