TIRANË- Kryebashkiakia e Durrësit, Emiriana Sako është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Sako qëndroi përreth dy orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Pas daljes, ajo dha një prononcim të shkurtër për gazetarët ku tha se ishte thirrur për një çështje në hetim, por refuzoi të jepte më shumë detaje.

E pyetur nëse ka të bëjë me inceneratorin e Tiranës, ajo u përgjigj se nuk ka lidhje me këtë çështje.

'Më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor', tha Sako.

Sako shtoi se çështje në hetim për të cilën u thirr nuk ka lidhje me veprimtarinë e saj në bashkinë e Durrësit.