Kryebashkiakja e Dimalit në SPAK për një mur rrethues, zbardhet vendimi i gjykatës Berat në favor të familjes Baho: Bashkia ta prishw me shpenzimet e saja

Muri rrethues në pronën e familjes Baho, i ndërtuar në mënyrë abuzive sipas Gjykatës së Beratit, do të jetë shkaku që kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj të hetohet nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjithçka nisi në vitin 2020, kur Petrit Baho nga fshati Poshnje i Dimalit paditi bashkinë se ka ndërtuar një mur pa leje, duke cenuar banesën e tij. Hetimet u kryen nga prokuroria e Beratit dhe më 5 korrik të këtij viti, gjyqtarja e Beratit Adelajda Gjuzi dha vendimin në favor të familjes Baho dhe kundër bashkisë Dimal. Report TV disponon vendimin të gjykatës, e cila urdhëron bashkinë të shembë murin rrethues me shpenzimet e veta, me kushtin e mospërsëritjes në të ardhmen.

"Jemi në kushtet që është cenuar pronësia e paditësit Petrit Baho nga ndërtimi i këtij muri rrethues midis godinës së paditësit dhe godinës (kopsht për fëmijë) duke zvogëluar hapësirën funksionale midis këtyre dy ndërtimeve Për ndërtimin e këtij muri nuk janë zbatuat rregullat e urbanistikës në lidhje me distancën minimale të lejuar të ndërtimit nga kufiri i pronës së paditësit dhe nuk është marrë parasysh që në katin përdhe të ndërtesës së paditësit ka dritare, vetratë, si dhe ka një dalje konsol të kësaj ndërtese. Lartësia e murit rrethues është 2 metra, ndërsa në projekt ishte parashikuar 1.5 metra . Në këto kushte i është cenuar liria e përdorimit të pronës së Baho dhe njëkohësisht është zvogëluar hapësira funksionale e nevojshme për shërbime ndaj komunitetit", thuhet në vendimin Gjykatës.

Gjykata jo vetëm urdhëron bashkinë të shembë murin, por i kërkon prokurorisë së Beratit të hetojë nëse ka elementë të veprave penale "shpërdorim detyre" dhe "falsifikim të dokumenteve".

Me tu njohur me këtë vendim, prokuroria e Beratit e ka përcjellë kërkesën në SPAK, pasi hetimi i zyrtarëve të lartë, siç është kryebashkiakja Memaj nuk është kompetencë e saj. Gjatë procesit gjyqësor, Bashkia Dimal ka pretenduar se " paditësi Petrit Baho jo vetëm që ka ndërtuar pa leje mbi truall shtet, të cilin më pas e ka legalizuar, pa respektuar ai distancat e ndërtimit nga ish-Kopshti, por edhe ka shkatërruar pronën shtet për qëllime personale ndaj ndërtimi i murit objekt gjykimi është bërë për të shuar konfliktet mes tij dhe shtetasit Ramadan Baho, të cilit i është dhënë me qira godina e ish-kopshtit të fëmijëve". Ndërsa në vendimin e  gjykatës thuhet muri është ndërtuar duke tejkaluar lejen për rrethim.

"Nuk ka asnjë bazë ligjore qe të legjitimojë ndërtimin e një muri rrethues nga Bashkia mbi një pasuri për të cilën nuk gëzon asnjë tagër, e cila është prone "shtet" dhe për më tepër truall funksional mes dy ndërtimeve", thuhet në vendim.

Gjykata konstatoi se muri ka rrethuar tokën shtet, duke e kthyer në oborr të ndërtesës që përdoret nga shtetasi Ramadan Bako si laborator mjekësor. Rezultoi se Bashkia Dimal, i ka dhënë me qira Ramadan Bahos ish- Kopështin e fëmijëve Poshnje për periudhën 22.08.2012 deri më 21.10.2021 e më pas kontrata është zgjatur në heshtje mes palëve. Për këto arsye, trupa gjykuese e drejtuar nga Adelajda Gjuzi vendosi: 

"Detyrimin e të paditurit Bashkia Dimal të pushoje cenimin e pronësisë së paditësit Petrit Baho mbi pasurinë Nr. 455/12. Detyrimin e të paditurit Bashkia Dimal të prishë me shpenzimet e veta murin e ndërtuar prej tij.

 Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Apelit Vlorë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë. U shpall sot, në Berat, më datë 05.07.2022.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?