Kryebashkiakja e LSI: Aleanca me PS
vazhdon,kemi reforma të pambaruara

Kryebashkiakja e LSI: Aleanca me PS<br />vazhdon,kemi reforma të pambaruara
Para deklaratës së kryetarit të LSI, Ilir Meta mbrëmë, që u shpreh se është gati të vazhdojë koalicionin me PS, ka qenë kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira, e cila përmes një statusi në faqen e saj në Facebook theksonte se marrëveshja duhet të rinovohet.
 
Ish-deputetja e LSI, që u zgjodh në krye të bashkisë së Prrenjasit thotë se ende kemi shumë reforma të pambaruara, premtime të lëna përgjysmë dhe projekte të parealizuara, prandaj koalicioni duhet të vazhdojë.
 
"Aleanca per Shqiperine Europiane vazhdon! Dy bashkekryetaret Meta dhe Rama do te dine te marrin vendimin e duhur per Shqiperine dhe per shqiptaret.
 
Ende kemi shume per te bere, shume reforma te pambaruara, premtime te lena pergjysme dhe projekte te parealizuara. Sepse ne kemi nje enderr, endrren per Shqiperine Europiane, dhe endrra vazhdon...!!!
" shprehet Rira.
 
Kreu i LSI, Meta u shpreh mbrëmë se është gati të rinovojë koalicionin me Partinë Socialiste në prag të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, por nuk pranon zgjedhje pa opozitën.

Miranda Rira
Statusi i Miranda Rirës

dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin

Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin