ITALI-Kryebashkiakja e Romës 38-vjeçarja Virginia Raggi është duke u hetuar nga autoritetet për abuzim me detyrën publike dhe falsifikim të dokumenteve publike.
 
Sipas Prokurorisë italiane, kryetarja e Bashkisë së Romës e cila vjen nga rradhët e Lëvizjes 5 Yjet të Beppe Grillos, nuk ka ndaluar kreun e Departamentit të zyrës së personelit të emërojë në krye të Departamentit të turizmit vëllain e tij.

“Jam shumë e qetë dhe kam besim të drejtësia, si gjithmonë”,-u shpreh në Facebook Raggi.

Raggi u zgjodh në krye të bashkisë së Romës vitin e kaluar duke u zotuar se do të luftonte korrupsionin. Dhe në fakt me të ardhur në detyrë ajo u përball me probleme të shumta.

Redaksia Online
XH.K/E.M/Shqiptarja.com