DURRËS- Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako në një lidhje telefonike për Report Tv ka deklaruar se në Durrës nuk ka më persona nën rrënoja (megjithatë ky informacion duhet marrë me rezerva pasi nuk është konfirmuar zyrtarisht). Gjithashtu, ajo ka deklaruar se 2500 persona janë strehuar në çadra në zonën e stadiumit të këtij qyteti.
"2500 janë në çadra. Numri vjen duke u rritur, po menaxhohet por që njerëzit kanë padurimin, janë të lodhur. Pushteti lokal dhe qeveria po punon për menaxhimin e situatës. Njëri prej tyre 17-vjeç ka tre orë që ka dalë dhe rasti i dytë në plazh, dy shtetasit Kosovar që dolën pa jetë. Që do të thotë që këto ishin dy rastet e fundit që bëheshin kërkime në rrënoja. Nuk ka dyshime që mund të ketë persona të tjerë në rrënoja", tha Sako në lidhjen telefonike për Report Tv.
Kur kanë kaluar më shumë se 20 orë nga lëkundja e fuqishme të së martës në orën 03:54, deri më tani janë regjistruar 24 viktima, 650 persona të lënduar, 47 të shpëtuar, ndërkohë që vijojnë kërkimet për persona të humbur nën rrënoja.
Perse nuk dergohen njerezit ne hotelet sezonale qe ka Shqiperia, te cilat ne keto momente jane bosh? Qeveria mund te akordoje nje fond emergjence dhe te kordinoje me bashkite e tjera te pandikuara per nje menazhim me efikas te situates.
Përgjigju