Kryebashkiaku Basha fans i Gymyshit

Kryebashkiaku Basha fans i Gymyshit
Dhjetëra gra e vajza kishin arritur të shtunën para dyerve të Pallatit të Kongreseve për të parë nga afër aktoren turke Songul Oden, e njohur ndryshe si Gymysh, personazhi i telefilmit me të njëjtin titull që po shfaqet në televizionin Klan. Por në fakt ajo që habiti të gjithë ishte se edhe kryebashkiaku i Tiranës Lulëzim Basha pati fatin të shuante kuriozitetin dhe të takonte nga afër aktoren e njohur turke. Këtë mundësi ja ka ofruar vetë Ardit Gjebrea i cili edhe e kishte ftuar personalisht Oden në Tiranë për të prezantuer Kënga Magjike. Ndërsa Basha po bisedon me Oden, afër tij ndodhet edhe bashkëshortja e tij cila ndoshta është po kaq kurioze sa gratë e tjera për të njohur idhullin e femrave shqiptare. Ardhja e Gymyshit në Tiranë i ka kushtuar produksionit plot 30 moijë euro, shifër e cila edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, flitet se përafrohet me shumën që i është paguar aktores turke.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter