Prej dy ditësh ka nisur të aludohet në media se kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi është infektuar me HIV/AIDS. Prapaskena konfirmon ekskluzivisht se lajmi nuk është i vërtetë. Kjo është përgjigja zyrtare e analizave të kryera nga Golemi në Spitalin e Janinës. Siç e konfirmon përgjigja, ngarkesa virale është e ulët dhe Golemi rezulton negativ.

Sipas burimeve, Golemi është shtruar 5 ditë në Spitalin e Janinës për shkak të një sëmundje autoimune. Gjatë shtrimit në spital, Golemi ka bërë një sërë analizash. Mes shumë analizash, ka bërë edhe për HIV/AIDS, ku ka dalë negativ.

Prapaskena ka siguruar një sërë analizash që gjenden në dosjen e Prokurorisë, por po publikojmë vetëm përgjigjen për HIV/AIDS për shkak të aludimeve mediatike, për të dalluar të vërtetën nga mashtrimi. Përgjigja e analizave konfirmon se lajmi është i sajuar dhe ndoshta me prapavijë politike.

Gzetari Basir Çollaku shkroi dy ditë më parë se një kryebashkiak në Jug të vendit, rezulton me SIDA, duke infektuar edhe disa punonjëse të bashkisë. Ç’është e vërteta, gazetari Çollaku nuk lakoi asnjë emër, por megjithatë aludimet nisën të përhapeshin me shpejtësi.

Ndërkaq, gazetari Emin Kokalari, shkruan se numri i të infektuarave në Gjirokastër është 150 vetë, ndërsa mbi 15 punonjëse dhe punonjës janë pjesë e Bashkisë Gjirokastër. Ndërsa gazetari Bledi Mane shkroi se kryebashkiaku i Gjirokastrës nuk është infektuar me HIV/AIDS, por Mane aludoi se kryebashkiaku ka lidhje me një deputet të PS-së, i cili ka qenë sportelist në një hotel.

Ndëkaq, pjesë e aludimeve nuk mund të qëndronte pa u bërë as kreu i PD, Sali Berisha. “Ky është një lajm mediash që kërkon verifikim. Por nëse kjo është e vërtetë, ai që përhap sëmundje, ai është një kriminel që ndëshkohet nga ligji në Shqipëri dhe në çdo vend të botës. Nuk mund të them edhe njëherë sa qëndron ky lajm mediatik“, tha Berisha./ Prapaskena