SPAK merr të pandehur Kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari

Prokuroria e Posaçme i njoftoi akuzën falsifikim i formularëve, Kryetarit të Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari.

Sipas prokurorisë së posaçme, ai ka shkelur nenin 190/2 të Kodit Penal, që parashikon dënim nga 6 muaj burg deri në 5 vjet, si pasojë e mosdeklarimit të procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi në formularët e dekriminalizimit dy herë, nga viti 2019 e në vazhdim.

Hajdari u përball me prokurorët bashkë me avokatin e tij Theodhori Sollaku, një ditë pasi KQZ refuzoi ti heqë mandatin me argumentin se vendimi gjyqësor ndaj tij në Janinë në vitin 1999 nuk ishte shkak ligjor për largimin nga detyra.

“Nuk ka fshehje, nuk kam bërë asnjë fshehje, nuk ka asnjë falsifikim” tha ai.

Avokati Theodhori Sollaku tha se pretendimi se kryebashkiaku nuk kishte deklaruar procesin gjyqësor në Greqi ku kishte marrë masë qortuese për kalimin e paligjshëm të kufirit ndërkohë që ishte i mitur, nuk ka asnjë pasojë ligjore.

"Nuk ka qenë në dijeni të vendimit të qortimit nga autoritetet greke, dhe nuk përbën konseguencë ligjore edhe nëse do ta kishte deklaruar" tha Sollaku.

Kallëzuesi i Hajdarit në SPAK, Lefter Maliqi reagoi duke akuzuar kryebashkiakun se paguan avokat me taksat e banorëve të Kuçovës dhe paralajmëroi e prangat e presin.

Një ditë më parë Komisioni Qendror vendosi të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës  me vlerësimin se nuk ka shkaqe ligjore që Hajdarit t’i ndërpritet mandati.

Drejtësia greke i përcolli pak ditë më parë ministrisë sonë të Drejtësisë, një vendim që faktonte se kryebashkiakut i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është dënuar nga gjykata e Janinës, ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk është i dënuar. Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Kreshnik Hajdari mbi 1 orë në SPAK, avokati: U pyet për një kallëzim por s'u mor i pandehur

 

Ka zgjatur për 1 orë e gjysmë seanca e marrjes në pyetje e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari në SPAK.

Avokati I tij Sollaku deklaroi se klienti I tij nuk është marrë i pandehur por është pyetur për një kallëzim. Sa i takon Kallëzimit për mosdeklarimin e Hajdarit të dënimit në Greqi, avokati u shpreh se nuk  e deklaroi se nuk kishte vlerë.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/11/2023 00:09

    /ERI/,eshte pak te thuash turp.Ne vend te merren me peshkaqenet, humbin kohen me raste te tilla si ky qe vetem eshte qortuar dhe ai rasti i atij autokombajnistit qe u akuzua per pagesat ne cash dhe thirren gjithe fshatin per t'i pyetur. Dhe kerkojne rritje rroge se po lodhen e po keputen ne pune duke hetuar raste te tilla qe nuk ja vlen as policia e lagjes te merret me ta,jo SPAK-u! Keshtu do t'i justifikojne keta rrogat prej milioneri qe marrin?!

    Përgjigju
  • eri: 15/11/2023 19:03

    Turp per Spak

    Përgjigju
  • Ledr: 15/11/2023 16:07

    Kreshnik, me ket avokatin e bizhozit e ke te sigurt burgun po hiqe sa ma shpejt

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 15/11/2023 13:18

    SPAK duhet te marre ne pyetje dhe qelbashin e kqz,kunatin e fatmirmedihoxhes dhe zagarin e edvinit qe i paguar nga salillari nuk i hoqi mandatin dje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë