Kryebashkiaku i Shijakut nxjerr bllof PD-në, publikon faktet për shpifjen e radhës

Kryebashkiaku i Shijakut nxjerr bllof PD-në, publikon faktet për shpifjen e radhës

Elton Arbana

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, i është përgjigjur akuzave të ish-deputetit Luçiano Boçi, i cili tha se tre shkolla do të bëjnë mësim në një godinë të vetme, pasi u shembën nga tërmeti.

Kryebashkiaku Arbana e ka quajtur shpifje dhe ka dhënë fakte se e vërteta për rindërtimin e shkollave dhe sigurinë e nxënësve nga pandemia, është komplet ndryshe. Sipas tij, PD-ja del bllof përpara fakteve.

Postimi i plotë:

Në tetë orë pune ju SHPIFNI, NE PUNOJMË! Bllofi i dytë i PD, të presim të tretin.. Kur u bëra pjesë e politikës e dija që në një moment suksesi do të isha dëshmitar i shpifjeve mbi punën time. Por unë zgjodha të jem I VËRTETË dhe I DREJTË me njerëzit. Ti shërbej atyre pa kushte. Është fatkeq ai njeri që kthen si qëllim në vetvete SHPIFJEN. Dhe nuk lodhet nga ky ushqim i përditshëm profesional, edhe pse del bllof përpara fakteve.

Gjithmonë kam dashur të hesht kundër polemikave që sjellin gjuhën e urrejtjes dhe bëhen në emër të një xhelozie mbi suksesin e vërtetë të tjetrit. Puna e Kryeministrit dhe e bashkisë Shijak flet më shumë se çdo fjalë e juaja. Mund të bindni njerëzit që kanë zgjedhur të jenë nën verbërinë e një militanti me shpifjet tuaja, por kurrë qytetarët e ndershëm që çdo ditë e shikojnë ndryshimin pozitiv që po përjeton Shijaku. Dhe e dini ku qëndron diferenca mes nesh. Sepse ne mendojmë dhe veprojmë POZITIVISHT. Ju mendoni dhe veproni NEGATIVISHT. E mira triumfon mbi të keqen. FAKTE Në Shijak po ndërtohen dy gjimnaze dhe kopshti nr.1 që pritet të përfundojnë brenda nëntorit. Shkollat “Petrit Llaftiu” dhe “Lidhja e Prizrenit” kanë nisur, janë në proces demolimi. Shkolla “Rilindja” dhe Kopshti Nr.2 do të nisin së shpejti rindërtimin. Në bashkëpunim me ZVA Shijak, rikthimi i nxënësve në çdo shkollë në qytet dhe në fshatra do të jetë me 100% siguri brenda protokolleve të vendosura për shkak të pandemisë. Disa shkolla financohen nga buxheti i shtetit, disa nga UNDP. Sigurisht që procedurat janë të ndryshme. Kjo është dhe arsyeja që në paketën e parë me 143 shkolla përfshihet: Gjimnazi “16 shtatori” Shijak Gjimnazi “Kajo Karafili” Maminas Kopshti nr.1 Shijak.

Bashkangjitur me foto Vendimi nr.84 datë 26.08.2020 me nr protokolli 7458/4 Për miratimin e prishjes së shkollës 9-vjeçare “Petrit Llaftiu” Shijak, miratuar nga Këshilli bashkiak dhe me verifikimin ligjor të prefektit të Qarkut Durrës, Roland Nasto. *Data e inspektimit nga Instituti i Ndërtimit është 23.07.2020, pas së cilës Bashkia Shijak ka vijuar procedurën e rregullt ligjore për të kryer procesin e demolimit dhe rindërtimit. Sistemimi i shkollave nga ZVA Shijak. Materiali i detajuar më poshtë me foto. Distanca mes shkollave pritëse është 5 minuta. Shkolla më e largët është 1 km, gjë që nuk ngarkon fëmijët në përditshmërinë e tyre. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:50
PD i përgjigjet sërish Arbanës, Boçi: Kreu i Shijakut, 'gati' quan shembjen dhe jo ndërtimin

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar sërish pas përgënjeshtrimit të kryebashkiakut në Shijak Elton Arbana për shkollat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Boçi shkruan se Elton Arbana që zakonisht flet me banditët për të blerë vota, sot ka mashtruar për ndërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Ai thotë se nuk mund t'i thotë gati ndërtesës kur është shembur, por kur të ndërtohet.

Boçi deklaroi më herët se 3 shkolla do bëjnë mësim në një ndërtesë me 8 klasa me 14 shtator.

"Në largim e sipër, pas dështimit të përditshëm këto 7 vjet, Rama i përgjigjet akuzave të opozitës me “tellallin” (kryetarin e bashkisë) e emëruar të bashkisë Shijak, i njëjti që figuron në përgjimet e dosjes 339. Elton Arbana që zakonisht flet me banditët për të blerë vota, sot ka mashtruar për ndërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti.

Ndërsa kryemashtruesi premtoi se 143 shkollat, përfshirë dhe ato të Shijakut, do të ishin gati në Shtator, miku i banditëve në Shijak flet për një tjetër premtim. Ai ndryshe nga i zoti, “GATI” quan momentin e shembjes dhe jo momentin e ndërtimit.

Pak a shumë si me përgjimet: kemi fol me Avdylajt, por jo për votat. Ndërkohë ajo që duket qartë është fakti qe jemi në Shtator dhe në vend të shkollave të ndërtuara, ka vetëm shkolla që po rrafshoheshin, ose projekte në 3D. Nga katër shkolla të Shijakut, të përfshira në projektin e rindërtimit, vetëm në dy ka nisur puna, por dhe ato nuk do të presin nxënës në këtë shtator. 400 nxënësit e të dy shkollave 9 vjeçare, të sapo rrafshuara, “Petrit Llaftiu” dhe “Lidhja e Prizrenit”, duhet të shkojnë të bëjnë mësim tek “Muharrem Dollaku”, me gjithsej 9 klasa.

Me turne, pa kushte për protokolle sigurie dhe me banga të vjetëruara, me mjete mësimore dhe libra të përdorura. Kjo është e vërteta dhe propaganda apo videot me regji qëndrore nuk e fshehin dot", shkruan Boçi.

Ndërkohë Arbana i cilësoi shpifje dhe tha se shkollat që po ndërtohen në Shijak pritet të përfundojnë brenda nëntorit.

Shkollat ‘Petrit Llaftiu’ dhe ‘Lidhja e Prizrenit’ kanë nisur, janë në proces demolimi. Shkolla ‘Rilindja’ dhe Kopshti Nr.2 do të nisin së shpejti rindërtimin. Në bashkëpunim me ZVA Shijak, rikthimi i nxënësve në çdo shkollë në qytet dhe në fshatra do të jetë me 100% siguri brenda protokolleve të vendosura për shkak të pandemisë. Disa shkolla financohen nga buxheti i shtetit, disa nga UNDP. Sigurisht që procedurat janë të ndryshme. Kjo është dhe arsyeja që në paketën e parë me 143 shkolla përfshihet: Gjimnazi ’16 shtatori’ Shijak Gjimnazi ‘Kajo Karafili’ Maminas Kopshti nr.1 Shijak”, deklaroi Arbana.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 06/09/2020 10:14

    Hajde Nini Bules hajde

    Përgjigju
  • Nicja.3: 05/09/2020 21:13

    Ju dy nicet kety posht ju kerkon sali krimineli ti lepini pak b....dhe do u jap sufllaqe...shpellar te trash...hajde dru me pre...

    Përgjigju
  • NIÇE BYTHA: 05/09/2020 20:18

    O NIÇE PO TI ME KË SY I PE VOTAT E VJEDHA ME ATË ME XHAM APO ME ATË PA XHAM O NIÇE PATLLIXHAN.

    Përgjigju
  • Nicja: 05/09/2020 19:15

    Po kur doli duke fol me kriminelet per vjedhjen e votave bllof dhe shpifje e pd ishte o shkipetarja pik kom

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025