Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci u paraqit sot në SPAK. Nuk dihen ende arsyet se përse Beci është thirrur në SPAK, por ai qëndroi atje për rreth 25 minuta.
Ndërsa po futej në ambientet e SPAK, Benet Beci u pyet nga gazetarët se për çfarë është thirrur.
Për çfarë sot në SPAK?
Benet Beci: Ja ta shikojmë.
Ka pasur ndonjë kallëzim ndaj jush?
Benet Beci: Jo, nuk e besoj.
Kruebashkiaku Beci doli i buzëqeshur nga SPAK, por nuk pranoi të japë detaje për mediat se përse u thirr, duke thënë se "do flas në momentin e duhur". Madje ai u pyet nga gazetarët nëse ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës, por e mohoi një gjë të tillë. Edhe burime për Shqiptarja.com thonë se Beci nuk ka dorëzuar dorëheqje.
Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka patur postin e drejtorit Ekzekutiv prej 13 vitesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Gjithashtu Benet Beci ka drejtuar edhe Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.
-
Nuk besoj se eshte gje me rendesi.25 min.sa ka ndenjtur jane vetem sa per te bere rutinen:emrin,adresen,telefonin e te ngjashme edhe nese i kane bere ndonje pyetje,ose nuk ka qene per te,ose ka qene pa rendesi.Kam vene re qe sa me shume ore t'i mbajne ne SPAK duke i pyetur,aq me shume probleme kane te thirrurit,keshtu qe mos u beni merak!
Përgjigju -
Ishalla nuk ik se mori fund shkodra. Beneti asht tu punu e ka marr mar shkodren
Përgjigju -
Po si esht kjo pune,sa her del dikush qe ben dicka per Shkodren duhet te japin dorheqjen?Beneti duhet te sqaroj shkodrant cfar po ndodh dhe jo te iki pa folur
Përgjigju -
Po iku Beneti mori fund dhe Shkodra.I vetmi qe po ben dicka per qytetin por dikujt lart nuk po i pelqen qe dhe Shkodra te behet.Uroj mos te jet e vertet dorheqja
Përgjigju -
Po ene benetin e futet ne thes merr...bobo cpaskeni qene
Përgjigju-
Ai ka pas thesin o shok
-








Komente
Komento