Kryebashkiaku i Shkupit në
mitingun e LSI/FOTO

Kryebashkiaku i Shkupit në<br />mitingun e LSI/FOTO
Mitingu i LSI dje ka pasur një mysafir të veçantë, kryebashkiakun e Shkupit, Koce Trajanovski.

Mediat maqedonase i bëjnë jehonë këtij fakti dhe thonë se mitingu dje kishte mbi 100 mijë pjesmarrës, pa shpjeguar se ku u referua mbi këte shifer.

“Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski me ftesë të Presidentit të zgjedhur të Republikës së Shqipërisë mori pjesë në tubimin qendror të Lëvizjes Socialiste për Integrim.Trajanovski mori pjesë në një takim në Tiranë që u ndoq nga më shumë se 100.000 anëtarë dhe përkrahës”.

Teksa i bën jehonë mitingut të LSI, media ‘Press24’ shkruan se partia e Metës është ai subjekt pa të cilin nuk mund të krijohet qeveria e ardhshme.

“Sipas sondazheve të ndryshme që priten mbi zgjedhjet, partia e Ilir Metës pritet të jetë një faktor pa të cilin nuk mund të mblidhet qeveria e ardhshme shqiptare. Vizita e Koce Trajanovski është një konfirmim i marrëdhënieve miqësore me Ilir Metën”, përfundon artikulli.

Koce Trajanovski

Koce Trajanovski

media e shkupit
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin