Komisioni Europian çmim Veliajt, “Kryebashkiaku më miqësor ndaj komunitetit rom”

Komisioni Europian çmim Veliajt, “Kryebashkiaku më miqësor ndaj komunitetit rom”

Krybashkiaku, Erion Veliaj, duke marrë çmimin nga Komisioni Europian

Ditën e parë të punës si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj e nisi duke u kujdesur për banorët e komunitetit rom që jetonin në mes të katër rrugëve pranë Pallatit me Shigjeta. Ndërsa, në dy vitet e para si kryetar i Bashkisë së Tiranës, me ndihmën edhe të donatorëve të ndryshëm, ai i dha zgjidhje afatgjatë strehimit për pjesën dërrmuese të komunitetit rom që jeton në Tiranë, duke u ndërtuar banesat.

Kjo është arsyeja pse në Javën e Romëve, Komisioni Europian i dha kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, çmimin “Kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom”. Një çmim i cili iu dorëzua sot në Bruksel, gjatë një ceremonie të posaçme të organizuar në Parlamentin Europian, nga Drejtoria e Përgjithshme për Negocimet e Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Europian dhe Rrjeti i Organizatave Europiane për Romët.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi Komisionin Europian për vlerësimin dhe theksoi se ky çmim shkon për gjithë qytetarët e Tiranës, që janë treguar të hapur në trajtimin e kësaj çështje.

Jam shumë i lumtur që Tirana sot krenohet si kryeqyteti më miqësor me Komunitetin Rom. Është mënyra më e mirë për të shpërblyer punën e të gjithë atyre që kanë punuar për të zgjidhur disa tema shumë të rëndësishme në qytetin tonë, duke filluar nga çështja e strehimit për komunitetin rom te “Bregu i Lumit”, te Liqeni Artificial apo në zonën e Shkozës. Sot, përtej histerisë, familjet rome janë sistemuar në vende shumë më komode, për të vijuar më pas me arsimimin e fëmijëve, shërbimin e shëndetësisë apo ndihmën ekonomike. Jam krenar për të gjithë qytetarët e Tiranës që janë të emancipuar, që janë mendjehapur, që e kuptojnë se, nëse si qytetarë, nuk pranojmë ata që janë pak më ndryshe nga ne, s’mund të presim që Bashkimi Europian të na pranojë ne shqiptarët.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Ai shtoi se kjo sjellje ndaj këtij komuniteti e bën jo vetëm Tiranën, por gjithë vendin më perëndimor dhe e sjell atë më afër Bashkimit Europian. “

Duke dhënë shembullin se si sillemi si europianë brenda Shqipërisë dhe brenda Tiranës, patjetër që kemi gojë të kërkojmë që të avancojmë në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian tani, me statusin e kandidatit, që përkthehet në “fillim të negociatave për anëtarësim.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Duke theksuar se komuniteti rom sot në Tiranë ka jo vetëm kushte më të mira jetese, por edhe më shumë mundësi për t’u arsimuar dhe për t’u integruar në shoqëri, Veliaj shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë kontribuar.

Dua të falenderoj të gjithë ata kolegë, edhe nga komuniteti ndërkombëtar, duke filluar nga kryeministria, qeveria, amabasada jonë këtu në Bruksel dhe gjithë rrjeti i njerëzve që bënë të mundur këtë histori suksesi. Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë edhe për komunitete më të vogla rome, që kanë nevojë për ndihmën tonë, por mbi të gjitha, për të theksuar që Tirana është sot një nga qytetet më europiane në Ballkan. Marrja e këtij çmimi nga Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian, si qyteti më miqësor për romët, jo vetëm na mbush me krenari, por edhe na frymëzon për të vazhduar më tej në këtë fushë të madhe të emancipimit, që të gjithë kemi nevojë.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Ceremonia e shpërndarjes së çmimit “Kryebashkiaku më miqësor ndaj komunitetit rom” u organizua nga eurodeputetja, Soraya Post, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson dhe Rrjeti i Organizatave Europiane për Romët, në përfundim të fushatës “Iniciativa e Përbashkët për Fuqizimin e Shoqërisë Civile të Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.

Fushata synon forcimin e përfshirjes së komuniteteve rome në vendimmarrjen vendore dhe kombëtare për të ndikuar në politikat mbi integrimin e romëve, përfshirjen sociale, mosdiskriminimin, dialogun ndëretnik, zhvillimin socio-ekonomik dhe të drejta e duke filluar nga kryeministria, qeveria, amabasada jonë këtu në Bruksel dhe gjithë rrjeti i njerëzve që bënë të mundur këtë histori suksesi. Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë edhe për komunitete më të vogla rome, që kanë nevojë për ndihmën tonë, por mbi të gjitha, për të theksuar që Tirana është sot një nga qytetet më europiane në Ballkan. Marrja e këtij çmimi nga Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian, si qyteti më miqësor për romët, jo vetëm na mbush me krenari, por edhe na frymëzon për të vazhduar më tej në këtë fushë të madhe të emancipimit, që të gjithë kemi nevojë.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

( Kryebashkiaku, Erion Veliaj duke marrë çmimin “Kryebashkiaku më miqësor ndaj komunitetit rom” )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 11/04/2018 12:47

    Bravo lali ERI Tirana don te shikoje si Kryeminister i vendit

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 09/04/2018 20:12

    Bravo lali Eri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja