Me valle popullore dhe tupana e ka pritur ditën e sotme presidentin Ilir MetaKamëz, gjatë aktivitetit për përkujtimin e 100 vjetorit të luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavdishme të Lanë-Lurës!

Meta e ka publikuar këtë moment përmes një videoje në rrjetin e tij social Facebook, ku duket e dhe pritja me shtrëngime duar e kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli.

“Falënderues për këtë pritje kaq të ngrohtë në Kamëz nga komuniteti i dashur dibran. Përkujtojmë sot me krenari 100-vjetorin e Luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavdishme të Lanë-Lurës!”, shkruan Meta në rrjetin e tij social Facebook.