Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës në hetim edhe për pastrim parash! SPAK: Edison Memolla, pjesë e një transferte të dyshimtë prej 1 milion eurosh

Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës në hetim edhe për pastrim parash! SPAK: Edison Memolla, pjesë e një transferte të dyshimtë prej 1 milion eurosh

Edison Memolla, kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës po hetohet edhe për pastrim parash.

Përveç korrupsionit zgjedhor ku përfundoi në gjykatë çështja ndaj tij, ndaj Memollës nisi hetimi edhe për shpërdorim detyre muaj më parë me dyshimet se ka abuzuar me fondet e rindërtimit. 

SPAK-ut i është vënë në dispozicion i gjithë materiali nga homologët italian. Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, janë vënë në ndjekje të një transferte të dyshimtë prej 1 milion eurosh, që dyshohet se i përket pikërisht lidhjeve të afërta të kryebashkiakut Memolla.

Prokuroria e Posaçme ka nisur një letërporosi autoriteteve partnere, ku kërkohet informacion  SPAK po kryen verifikimet përkatëse mbi gjetjet e tyre, teksa është ngritur një grup i përbashkët pune për këtë çështje. Procesi ndaj kryebashkiakut në GJKKO për korrupsion në zgjedhje, është duke vijuar dhe Memolla të jetë ende në detyrë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!