Kryebashkiaku suedez takim me Veliajn: Ura bashkëpunimi mes të rinjve, hapa përpara me digjitalizimin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti homologun e Lundit, Philip Sandberg, me të cilin diskutoi për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit me të rinjtë e të dyja qyteteve, sidomos gjatë këtij viti kur Tirana mban titullin e Kryeqytetit Evropian të Rinisë.

“Është kënaqësi që të ndajmë eksperiencën tonë për organizimet e këtij viti, si dhe të shohim se si të çojmë përpara shumë prej kauzave rinore dhe punëve të mira që bëhen në qytete si Lundi. E informova kryetarin sesi qyteti i Tiranës ka financuar një pafundësi aktivitetesh rinore – deri tani kanë ndodhur rreth 500 aktivitete dhe deri në fund të vitit kemi edhe 500 të tjera – por, titulli Kryeqyteti Europian i Rinisë nuk është vetëm një titull simbolik. Në Këshillin Bashkiak kemi shumë të rinj të angazhuar dhe duam që kjo të vazhdojë edhe me përfaqësimin në Parlament apo institucionet e tjera”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Tirana dhe të rinjtë e saj kanë shumë interes për të mësuar nga Lundi, që cilësohet si “Kryeqyteti i Evropës” për digjitalizimin.

“Lundi vërtet është një nga qytetet më të rëndësishme të Suedisë, por është gjithashtu Kryeqytet i Europës për digjitalizimin. Është kënaqësi e veçantë të kemi grupe të rinjsh që kanë mundësi të takojnë njëri-tjetrin, të krijojnë disa ura bashkëpunimi që zgjasin sa një jetë. Më vjen shumë mirë që edhe ne po bëjmë hapa përpara në fushën e digjitalizimit, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët po trajnohen te qendra TUMO”, u shpreh Veliaj. 

Kryetari i Bashkisë së Lundit, Philip Sandberg tha se ai dhe grupi i të rinjve që e shoqërojnë, kanë ardhur në Tiranë për të mësuar më shumë nga Kryeqyteti Evropian i Rinisë.

“Ne jemi një qytet që e duam rininë dhe të rinjtë dhe jemi shumë të impresionuar të shohim se si ju po punoni si Kryeqyteti Europian i Rinisë. Duam të mësojmë nga Tirana, por gjithashtu edhe të ndajmë eksperiencat tona. Rinia jonë është e ardhmja e vendeve tona. Ne duhet të investojmë për të”, theksoi Sandberg.

S.C/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës