Kryediplomati Thaçi të parën vizitë zyrtare në kryeqendrat e politikës europiane, sot takoi Jagland


PRISHTINË, 17 Dhjetor /ATSH-B.Jashari/.-Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, të parën vizitë si bartës i posteve të reja pas zgjedhjes së qeverisë së re të Kosovës javën e kaluar, e zhvillon në Strasburg dhe Bruksel.
Thaçi ka njoftuar se sot nis "me axhendën zyrtare shtetërore me vizitë kryeqendrave të politikës europiane, për t'u takuar me bartësit e politikës së jashtme europiane". "Do të takoj sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, me të cilin do të bisedojmë për rritjen e ndërveprimit në mes të Kosovës dhe KE-së", ka bërë të ditur ai.
Thaçi njofton se ka përfunduar takimin e parë zyrtar ne Strasbourg. "Përzgjodha Këshillin e Europës dhe Sekretarin e Përgjithshëm Thorbjorn Jagland për vizitën e parë, që të konfirmojmë nevojën, dëshirën dhe te drejten e Kosovës për komunikim më të thellë me këtë organizëm pan-Europian. Diplomacia kosovare, në koordinim me partnerë do të punjë në muajt në vijim që edhe formalisht të fillojmë procedurat e anëtarësimit", shkruan Thaçi pasdite në Facebook.
"Me Jagland biseduam për operacionet e KE në Kosovë, për grupin punues të udhëhequr nga stafi i tij dhe i imi, për konventat e drejtave të njeriut që monitorohen nga mekanizmat e KE por edhe për dialogun me Serbinë dhe situatën politike në Kosovë. Sigurova Sekretarin Jagland se Kosova do të vazhdjë me dialogun e lartë me Serbinë dhe obligimet tjera ndërkombëtare", thekson Thaçi.
Ndërsa, në Bruksel Thaçi do të takohet me zv/presidenten e Komisionit Evropian, njëherit edhe shefe e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe me komisionerin për zgjerim, Johannes Hahn.
"Kosova ka të ardhmen e sigurtë në familjen europiane dhe diplomacia jonë do të punojë pandërprerë për të arritur idealet e integrimit Euro-Atlantik", ka theksuar kryediplomati i Kosovës. /z.t//a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen