Kryediplomatja belge viziton Kosovën: Ajo që po e kërkojmë është deeskalimi, dialogu është mënyra për paqe afatgjate me Serbinë

Kryediplomatja belge viziton Kosovën: Ajo që po e kërkojmë është deeskalimi, dialogu është mënyra për paqe afatgjate me Serbinë

Donika Gërvalla dhe Hadja Lahbib

Ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib, pas takimit me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, tha se në diskutimin e tyre çështje thelbësore ishte tema për dialogun Kosovë-Serbi,

Ministrja Lahbib tha se përkundër përparimit që është arritur deri tani meqë tensionet vazhdojnë të jenë të larta, dialogu është e vetmja rrugë për paqe afatgjate.

“Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ka qenë tema thelbësore, të cilën e kam ngritur edhe dje në Beograd. Të njëjtën porosi do të përçoj edhe këtu. Është bërë një përparim i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve, sidoqoftë tensionet janë ende të larta. Vetëm me dialog mund të arrihet. Përgjigjja që po e kërkojmë është deeskalimi dhe një përkushtim për procesin e normalizimit. Kjo është e vetmja mënyrë për të gjetur një paqe afatgjate dhe që do t’u japë të dyja palëve një të ardhme të integrimit në BE”, tha Hadja Lahbib.

Ajo tha se Kosova dhe Belgjika duhet të rrinë krah njëra-tjetrës në sfidat aktuale.

“Duke i pasë parasysh sfidat gjeopolitike, besoj fuqimisht që duhet të qëndrojmë sa më afër njëri-tjetrit që mundemi si partnerë të mirëfilltë dhe miq që jemi”, tha Hadja Lahbib.

Lahbib tha se Belgjika ka qenë ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se me Kosovën e lidh edhe një diasporë gjithnjë në rritje nga Kosova.

Nga ana tjetër, ministrja Gërvalla tha se gjatë takimit e ka falenderuar homologen belge për përkushtimin e Mbretërisë së Belgjikës për t’i ndihmuar Kosovës për shtetndërtimin e saj.

“Jemi sot këtu për të bërë një hap edhe më tej për thellimin e marrëdhënieve tona. Ministren e njoftova për zhvillimin që ka bërë Kosova për sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Biseduam gjatë rreth sfidave të sigurisë, të cilat vetëm të bashkuar mund t’i përballojmë. Biseduam për diasporën që kemi në Belgjikë. Është një diasporë shumë mirë e integruar që kontribuon në të dyja vendet”, tha Hadja Lahbib.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë