Kryegjyshi botëror Baba Mondi merr titullin 'Nderi i Qarkut të Vlorës', mesazhi për shqiptarët: Mos e braktisni atdheun

Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj është nderuar sot me titullin Nderi i Qarkut të Vlorës. Ceremonia është zhvilluar në sallën e kinemasë së Pallatit të Kulturës në Vlorë, ndërsa kanë marrë pjesë personalitete të larta të komunitetit të bektashinjve dhe komuniteteve të tjera fetare në vend dhe në Vlorë.

Në fjalën e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj ,shumë falenderues e ka quajtur ditën e sotme të shenjtë. Mirënjohja për të gjithë mbështetësit në misionin e madh të bektashizmit ishtekryefjala në përshëndetjen e Baba Mondit, ndërsa ka përcjellë  mesazhin për gjithë shqiptarët, ta duan këtë vend e të mos ta  mos braktisin atdheun.

“Ndihem i privilegjuar sot mes jush në marrjen e titullit Qytetar Nderi i Qarkut të Vlorës, një titull me peshë e përgjegjësi për detyrat që na presin në të ardhmen. Kam një mesazh të shkurtër edhe për shqiptarët në këto ditë të vështira që po kalojmë: të mos e lënë këtë vend të bekuar që të parët tanë dhanë edhe jetën e tyre për ta mbajtur gjallë këtë komb. Shqiptarët kudo kanë dhënë dhe do japin, por më shumë do japin për vendin tonë, për të cilin ne duhet të japim atë që ka merituar.”, tha Baba Mondi.

Të pranishëm në ceremoni ishin dhe personalitete të politikës dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Në hyrje u shfaq një dokumentar të historisë së bektashizmit në Shqipëri, rolin e Haxhi Dede Reshat Bardhit si dhe të Haxhi Dede Edmond Brahimaj në ringritjen dhe konsolidimin e bektashizmit në Shqipëri pas viteve 9o-të në Shqipëri.

Studiuesit dr Kaliopi Naska dhe dr.Bardhosh Gaçe në fjalën e tyre ndriçuan fakte dhe detaje të historisë së bektashizmit dhe rolin e Haxhi Dede Reshat Bardhit  dhe atij që u quajt pasardhës i tij, Dede Haxhi Edmond Brahimaj.

“Baba Mondi ka jetën e vet, por sot ai është babai shpirtëror i bektashizmit i cili rrënjët i ka në Brataj të Vlorës”, u shpreh dr.Gaçe.

Kryetari i bashkisë Maltepe, Turqi, vlerësoi rolin e bektashinjve të Ballkanit për të gjithë rajonin e Europës. Kreu i këshillit të qarkut të Vlorës,Ervis Moçka e ka quajtur lider dhe vizionar ,kryeghyshin botëror Brahimaj që  përçon vizionin botëror të paqes.

Ceremonia nderuese është  mbyllur me një koncert artistik me pjesëmarrjen dhe të Kastriot Tushës.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 22/01/2023 14:24

    Qendro ti aty me Ramen, Salen e Meten dhe te rrojne sa malet. Ne jemi mire larg tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh