Kryeinspektori Ylli: Që nga nëntori i 2013-ës, u evidentuan 5254 punonjës ilegalë

TIRANË, 20 Qershor/ATSH-Almarina Gegvataj/- Që nga nëntori i vitit të kaluar, janë evidentuar 5254 punonjës ilegalë, që kap vlerën e rreth 33 milione lekëve, mungesë në fondin e skemës se sigurimeve shoqërore.
Kështu deklaroi Drejtori i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli në takimin me drejtuesit e Inspektoriateve shtetërore të Punës së vendeve të Europës Juglindore, zhvilluar sot në Tiranë.
Kjo Konferencë vjen pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve dypalëshe bashkëpunimi, mes Inspektoriatit Shtetëror të Punës së Shqipërisë dhe Inspektoriateve Shtetërore të Punës së vendeve të rajonit tonë. Qëllimi i këtyre marrëveshjeve dhe i Konferencës së sotme, është ngritja dhe promovimi i një bashkëpunimi të inspektoriateve të punës, për rritjen e standarteve të kushteve të punës, në mënyrë që të kemi vende pune sa më të sigurta dhe të shëndetshme dhe punonjësit të ndjehen të sigurt në vendet e tyre të punës.
Në fjalën e tij, Kryeinspektori Ylli tha se formalizimi i ekonomisë në përgjithësi dhe i tregut të punës në veçanti, vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e Qeverisë shqiptare, por që mbetet dhe prioriteti ynë kryesor, përsa i përket marrëdhënieve të punës.
Duke u ndalur në shifra konkrete, Ylli tha se nga Tetori i 2013-s e deri tani, janë konstatuar 2310 subjekte krejtësisht informale ku janë konstatuar 4467 punonjës informale, të cilët rezultojnë krejtësisht të pambrojtur, por që njëkohësisht janë dhe kontribues të munguar në skemën e sigurimeve shoqërore. "Po t'i bashkosh kësaj shifre atë të punëmarrësve informalë të konstatuar gjatë inspektimeve në subjekte të liçensuara, ku janë konstatuar 280 punëmarrës të tillë,  kjo shifër shkon në 5254, që kap vlerën e rreth 33 milione lekëve, mungesë në fondin e skemës se sigurimeve shoqërore", deklaroi Dritan Ylli.
Ai shtoi se vetëm duke e vendosur marrëdhënien e punës të lidhur mes punëdhënësve e punëmarrësve, në një kontratë pune, mund të fillojmë të flasim e të kërkojmë arritjen e standarteve për një punë apo proçes pune të caktuar.D
uke pasqyruar statistikat në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë për këtë vit, Kryeinspektori Ylli tha se janë rregjistruar 55 aksidente në punë, ku rreth 23% të aksidenteve kanë ndodhur në miniera ku inspektori i punës nuk është autoriteti i vetëm përgjegjës, për plotësimin e standarteve të kushteve të punës.
Gjithashtu, shtoi ai se, 1465 punëmarrës janë diagnostikuar me sëmundje profesionale, shifër kjo që flet për një ndërgjegjësim të punëdhënësve për deklarimin e sëmundjeve profesionale, por që mbetet akoma shumë për të bërë në këtë drejtim, 1478  numri i subjekteve në të cilat funksionon shërbimi mjeksor dhe 202 subjekte në të cilat janë ngritur Këshillat e Sigurisë. Pavarësisht faktit se janë ngritur si këshilla konstatojmë, se kryesisht janë formal dhe nuk funksionojnë.
Në përfundim, Dritan Ylli tha se edhe numri i ankesave nga punëmarrësit është rritur ndjeshëm, gjë që tregon për një besim të rritur kundrejt institucionit tonë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë