Kryemadhi akuza Bashës: Në zgjedhjet e 25 prillit kishim në krah një armik! Dy persona po mbajnë peng Shqipërinë me një parlament teatër që i certifikon marrëveshjet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka vënë vulën sot përçarjes me PD-në. Gjatë prezantimit të iniciativës Ekipi i Gjeneratës për Ndryshim, që për Monika Kryemadhin do të riformatojnë LSI, teksa listoi nismat që ata kishin si synim të realizonim pas 25 prillit, ajo tha se kishin në krah si aleat një armik, duke iu referuar PD.

"Kur më erdhi njoftimi për këtë ide dhe hapa e ndërmarra e kam cilësuar si një nga aktivitet më të rëndësishme në këto dy dekada të të gjithë jetës së LSI. Ka ardhur si një iniciativë e të rinjve. Ne vijmë sot pas zgjedhjeve të 25 prillit ku kontributi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm përballë sfidave me bandat, me pabesinë. Me një partneritet që e kishim armik në krah. Votat janë mbështetje për vetë vizionin tuaj dhe pala elektorale nuk u përkthye në mbështetje. Kemi dashur të realizojmë disa ndryshime për të siguruar sovranitetin përmes votës. Duke filluar me ndryshimet rrënjësore për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Që prej ditës së parë e kemi pjesë të programit tonë”, tha Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, dy persona po mbajnë sot peng Shqipërinë, duke iu referuar Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Raama, teksa shtoi se sot parlamenti certifikon marrëveshjet mes tyre.

 “Ne do kërkonim pas 25 prillit për një konsultim të gjerë me të gjithë publikun. Do të mund të realizonim një ndarje të ndershme ku vota e çdo qytetari të ishte e barabartë. Do donim të realizonim përmes të rinjve pastrimin e jetës politike për ta dekriminalizuar atë. Edhe sot e kësaj dite vazhdojmë të jemi peng e jetës kriminale. Pas 25 prillit do të kërkonim balancim të pushtet ekzekutiv me atë legjislativ që Shqipëria të mos jetë më republikë kryeministrore por parlamentare.  Kemi një parlament teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë”, shtoi ajo.

Para zgjedhjeve të 25 prillit, PD dhe LSI bashkuan aksion e tyre opozitar duke djegur mandatet e duke mbajtur protesta të njëpasnjëshme kundër qeverisë. Megjithatë, bashkëpunimi i tyre nuk zgjati shumë, ndërsa përçarja nisi pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku LSI mori vetëm 4 mandate.   

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Foni: 31/01/2022 03:14

    Cifti 'M2" (pra m.t pa hesap) sa here flet aq me shume kuterbon. Ka vetem nje menyre per te lehtesuar sadopak shpirtrat e ligj qe kane: te dalin para TV dhe deshmojne gjithe pislliqet qe kane bere. Vecanerisht, me ogicin e tyre te kahershem Edi Rama. Qe pasi e ushqyen mire e mire ua futi sa krahu.

    Përgjigju
  • Irma Tirane: 30/01/2022 21:41

    Phyy shpifesire akoma do mbajme bythen tende nga taksat tona

    Përgjigju
  • Gripi: 30/01/2022 21:23

    Munika ka investuar parate e krmit dhe korupsionit, parate e prostitucionit dhe biznesmeneve qe qarkullojne parate e ketij cifti te peshtire, per te mbledhur nje tufe fshataresh qe votojne shpk LSI. Ka paguar bursat e ketyre te paciperve tek Mesdhetsti i Anastas Angjelit. LSI eshte nje kancer i politikes dhe kombit shqiptar qe duhet djegur nga rrenjet. Ketu nuk ka shtet, nuk ka ndergjegje kombetare dhe nuk ka patriote per te goditur njehere e mire kete klan mafioz qe ka urdheruar dhe vrasje. Qellimi i Rames eshte legenosja e ketij cifti masksrenjsh sepse ndryshe do i kishte goditur me forcen e pushtetit njelloj si ben keta me icenerstoret duke i bere predion. Vendi eshte i kapur nga mafia qe ben pazare dhe aleanca ne kurriz te drejtesise qe presin shumica. Shumics e popullit nuk jane as me PS as me PD. Shumica duan drejtesi qe po neperkembet ngs keta horra dhe nga SPAKU mashtrues.

    Përgjigju
  • O tej: 30/01/2022 17:24

    Sa nur i ka hip kesaj baxhelle?

    Përgjigju
  • Miku: 30/01/2022 15:31

    O Mona ta them pa te keq, beje dhe hunden je qe je, se duket si ndonje pus ne mes te oborrit, e vetmja gje qe ka mbetur nga fytyra e vjeter.

    Përgjigju
  • Franc: 30/01/2022 14:32

    Doli me ne fund dhe mona surrat kali te flasi. Kur kishe nje armik ne zgjedhjet e 25 prillit perse bere koalicion me lulken dhe tani e quan armik. Apo me armik lulken ne ate kohe kishit synime te perbashketa. Qellimi ka qene te zhduknit Ramen. Po tani qe fitoi e eshte ne pushtet ti e k*qe e ben si puna e dhelpres qe kur nuk arriti ta merrte rrushin tha eshte i papjekur. Ju te gjithe jeni jashteqitje te kesaj Shqiperie dhe e keni vendin ne biruce.

    Përgjigju
  • xxx: 30/01/2022 13:54

    Kjo cizmja me fytyre silikoni do te krijoje nje shtet hajdutesh ashtu si eshte vete.

    Përgjigju
  • Cizmja: 30/01/2022 11:44

    Ne ka budallenj sot qe te presin nga Sala, Cizmja, Muta, me produktet e tyre Nishon, Strazimir, Balli, Pec Qorri, Ndok-Nok, Cifteli etj etj, qe te marin pushtetin e ta bejne me mire se Rama vendin, le te vazhdojne. Po shyqyr qe jane aq sa foltoret …

    Përgjigju
    • Katarakti: 30/01/2022 12:30

      Deri kur me Monen,Saliun,Meten Bashen? Kjo eshte ironia me e madhe Shqiptare!Morali ka vdekur siguriht,rrofte hajdutlliku!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur