Kryemadhi: Do të shkulim nga
rrënjët oligarkët e drejtuar nga Rama

Kryemadhi: Do të shkulim nga<br />rrënjët oligarkët e drejtuar nga Rama
Kryetarja e re e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me gjithë komisionerët dhe numëruesit e partisë së saj, në qarkun e Elbasanit, ku dhe u zgjodh deputete, ka dhënë një mesazh për gjithë mbështetësit e LSI-së në Shqipëri.

Kryemadhi, gjatë fjalës së mbajtur, përpos falenderimit, ka thënë se, sëbashku më gjithë shqiptarët do të punojnë për të shkulur oligarikinë e drejtuar nga Edi Rama.

“Veç falenderimit, iu shpreh njëkohësisht mirënjohjen e thellë përpërkushtimin, vendosmërinë dhe qëndresën në 25, 26 dhe 27 qershor, për ditët dhe netët e lodhshme të kaluara në ruajtjen dhe numërimin e votave për LSI.
Ne lindëm si forcë opozitare dhe si e tillë do të rritemi e forcohemi më shumë e me shpejt, për të qenë syri dhe zëri denoncues i çdo tentative për të kriminalizuar dhe zhytur më keq në korrupsion Shqipërinë.
Ndaj, së bashku, do të punojmë çdo ditë për të qenë alternativa e re, forca që do u japë besim pa kushte të gjithë shqiptarëve për të shkulur nga rrënjët sistemin e oligarkëve të pushtetit që drejtohet nga Edi Rama”,
u shpreh Kryemadhi gjatë takimit.  

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur