Eurodeputeti Knut Fleckenstein pas Metës, Ruçit e Bashës ka takuar edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
 
Takimi mes eurodeputetit dhe Kryemadhit është zhvilluar në selinë e LSI, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë integrimi dhe reformat që duhet të ndërmarrë Shqipëria.
 
Kryemadhi ka deklaruar se LSI mbështet reformën zgjedhore dhe gjithçka që lidhet me integrimin e Shqipërisë në BE.
 
LSI do të mbështesë në Kuvend gjithçka lidhet me Integrimin Evropian.
 
Mbështesim një reformë të vërtetë zgjedhore, 25 qershori, një histori e shëmtuar e deformimit të votës së shqiptarëve.
 
Është momenti që ti jepet fund farsës me reformën zgjedhore.
 
Dekriminalizuam parlamentin, tani misioni ynë të dekriminalizojmë votën e shqiptarëve
” deklaroi Monika Kryemadhi.


dy.b/shqiptarja.com