Teksa kundërshtoi akuzat e ngritura nga SPAK dhe masën e vendosur nga GJKKO për të dhe bashkëshortin me të cilin është në proces divorci, Ilir Meta, Monika Kryemadhi deklaroi para gazetarëve dhe për familjen e saj është gati të bëjë gjithçka dhe se ndaj tyre është ngritur një farsë nga “drejtësia e kastruar e Edi Ramës” siç e cilësoi ajo.
Teksa mohoi pagesat në llogari direkte për të birin, ajo akuzoi SPAK dhe strukturat qeveritare se po merren me fëmijët e saj dhe se që këtej e tutje “do fal, por nuk do harroj”.
Deputetja e PL theksoi se sulmet ndaj tyre “kanë nisur që më 2014 me inskenimin Tom Doshi-Durim Bami në zyrën e Saimir Tahirit dhe Artan Didit apo me rastin CEZ-DIA”, duke akuzuar se kanë qenë sulme të drejtuara politikisht.
Kryemadhi nuk la pa përmendur edhe ambasadorët e huaj që akreditohen në Tiranë, pa ua përmendur emrat, po për të cilët u shpreh duke i quajtur “njerëz tranzitorë”, që “bëjnë dhe moral”, se “vijnë me Zara dhe Piaxhio dhe ikin me Fendi, Range Rover dhe vila në bregdet”. Ajo theksoi se “gara më e madhe në institucionet ndërkombëtare sot është se kush do vijë ambasador në Shqipëri”.
Gjithashtu më tej, në përgjigjen e saj ndaj një pyetjeje tjetër, Kryemadhi përmendi edhe emrin e ish-ambasadores Romana Vlahutin.
Fjala e Kryemadhit:
“Cila është marrëveshja korruptive? Inceneratorët, anijet që janë në vlorë dhe paguajnë 80 mijë euro ditë, shitblerja e energjisë, tuneli, Thumanë-Kashar, shitja e detit dhe s’merret asnjë me shitjen e detit. Pagesat e Ramës me Toni Blerin për marrëveshjen e detit apo konsulencat personale të Ramës. Ky është korrupsioni?
Pse kam ndihmuar? E kam ves dhe vesi vdes me shpirtin dhe do vazhdoj të ndihmoj dhe më është kthyer mbrapsht. Kam ndihmuar në shkolla, në spitale, në njerëz dhe do vazhdoj.
Më pyet një punonjës ambasade: A je bërë pishman që ke bërë denoncim për inceneratorin?
Si politikane jo, si nënë, vajzë, grua, nënë dhe shoqe po. Sepse shpenzimi monetar i inceneratorit të Tiranës ishte e jashtëzakonshme, 100 mijë euro në ditë, se s’është vetëm plehrat, por edhe dherat, karburanti e histori të tjera.
Paguheshin 1 mijë njerëz në ditë me mijëra euro çdo ditë për të bërë shkrime kundër meje, më th. Normale është që SPAK-u të përmendë emrin e fëmijës time? Mamaja ime ka llogari të hapur personale dhe ndihmon për shkollimin e fëmijëve. Jetoj me mamanë time për shkak të sëmundjes së babait tim dhe falënderoj Ilir Metën që më dha mundësinë t’i shërbej babait tim.
Nëna ime e ka cilësuar se do përdoren për këtë gjë këto para, por jo se i ka fëmija im. Në Angli s’paguan dot me kesh. As biletë në metro s’paguan dot në Angli, duhet me kartë. Nuk ble dot një kafe pa aplikacion, apo në bibliotekë. Dhe duhet kartë studenti dhe kjo kartë mbushet, çon paratë nga Shqipëria në Angli më aplikacion. Që do edhe një javë të shkojnë, sepse kemi probleme me sigurinë kibernetike dhe kërkon kohë. Është farsë, mënyrë për të intimiduar dhe bërë pis Monikën.
Janë marrë me mua dhe Ilir Metën sepse ua kemi dhënë të drejtën se jemi njerëz publikë, jemi politikanë. Po kur çështja kalon te fëmija, do bëj e unë llogaritë, sepse s’mbetet më gjë tjetër. S’është hera e parë që përballen me të tilla intimidime, jo se kemi frikë, jo se fëmija im ka frikë.
Ju kujtoj 2014 me skenarin e Tom Doshit dhe Durim Bamit, e bërë në zyrën e Tahirit dhe Didit. Pastaj ajo e CEZ-DIA dhe çuditërisht mua më informon Endri Fuga. Për shkrimin që ishte bërë te BIRN-idhe ne e dimë shumë mirë se kush e ka iniciuar shkrimin, Lulzim Bashës nëpërmjet një deputeteje të partisë Demokratike, që ja ka çuar gazetares, madje gazetarja vetëm ka vënë emrin, le të dali të thotë ajo. Dhe ngritën alibinë e CEZ-Dia që atëhere.
Pastaj nxorën gruan e Kastriot Ismailit me Ilir Metën, pastaj me intervistën e gazetarit. Pastaj kryeministër, pastaj me Fatos Nanon, katarsisi, etj.
Ne ja kemi marrë dorën këtyre gjërave. Kjo histori fillon që më 1992, kur Ilir Metës iu hoq imuniteti nga Sali Berisha në Parlament.
S’jemi marrë asnjëherë me fëmijët e askujt, as të Ramës, as Veliajt, as Berishës, Nanos, Bashës apo dikujt tjetër. Politika ka ca rregulla dhe kur i prish këto rregulla, mos të na thonë hajt të gjejmë një zgjidhje.
Unë e vlerësoj familjen dhe për familjen jam e gatshme të bëjë gjithçka. Deri sot kam menduar politikisht dhe emocionalisht.
Këtu vijnë njerëz tranzitorë nga jashtë, vijnë me “Piago” dhe kthehen me “Rang Rover”, vijnë me fustane “Zara” dhe ikin me “Fendi” dhe pastaj me vila në bregdet, edhe të bëjnë edhe moral. Kështu që besoj se e dini që gara më e madhe në të gjitha institucionet ndërkombëtare është se kush të vijë ambasador në Shqipëri.
Normale, ne jemi gati t’i heqim të gjitha, si thotë shprehja, më hiq mua një sy, që t’ia heqësh atij tjetrit të dyja. Dhe normal, se janë përfitimet, se janë kontratat, dhe ca të tjera që janë në rrugë e sipër. Por jam e bindur që Drejtësia e kastruar e Edi Ramës s’ka ndërmend t’i zbulojë, por t’i varrosë”.
Lajmi kryesor: