TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e banorëve të zonës së “Astirit”.
Në fjalën e saj para banorëve, Kryemadhi i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit që të dëmshpërblejë prishjen e shtëpive të banoëve të zonës.
Të dëmshpërblehen se kanë 22 vjet që paguajnë çdo lloj takse. Edi Rama kërkon të vjedhë pronën dhe paratë e shqiptarëve. Është i papërgjegjshëm dhe kriminal. Nuk spostohet rruga nga pallatet por nga hallexhinjtë. Ne nuk do e tolerojmë këtë gjë.
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së
Më tej, Kryemadhi ka sqaruar edhe mungesën e saj në protestat e mëparëshme të banorëve.
Kemi qëndruar në distancë por gjithmonë për t’ju përkrahur. Më kërkuar sot dhe erdha. Nuk kam asnjë dyshim që janë me të drejtën e zotit. I bëjmë thirrje që të mos guxojnë të afrohët pranë shtëpive të qytetarëve.
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së
Banorët e Astirit kanë hyrë sot në ditën e 17-të të protestës së tyre pasi kërkojnë dëmshpërblim në vlerën e tregut për banesat e tyre. Më datë 15 nëntor, ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës, duke hedhur molotov, tymuese dhe duke tentuar të futen me forcë brenda bashkisë.
Për projektin e "Unazës së Madhe" parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës,bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha.
Ditën e djeshme, Autoriteti Rrugor Shqiptar i bëri thirrje të gjithë banorëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Re dhe nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit me të gjitha dokumentet përkatëse.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.1%
-
I keq
21.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 992
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
Shit nji nga ato pronat e tuja( vilen tek gjiri i lalzit) qe i ke te fshehura dhe kompensoji me paret e tuja, boll e keni rrjep kete popull..nuk ka pse paguhen nga taksat tona..
PërgjigjuUne ja mbeshtes Monikes.
PërgjigjuPo ku mer vesh kjo trularaske nga taksat,o ka mbetur ky vend ne dore te kesaj baxhelle.
PërgjigjuCfare takse kane paguar?
PërgjigjuPo cfar takse kane peguar ata moj ,qe do ti vesh flakan Shqiperise,kur taksa per pronat e paluajtshme akoma nuk eshte vendosur ???!!!! Sipas jush I bie te mos zbatohet ligji ,por te fitojne te fortet e te shkathtit Jo nuk behet Shqiperia keshtu , Ju si puna e ujkut qe kerkon vetem mjergull
PërgjigjuPo po te demshperblehen banore,se na duhet ndonje vote pa per keqardhje nuk behet fjale.
Përgjigju