Në bashkëbisedimin e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama komentoi edhe "kërcënimin" e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila pak ditë më parë u shpreh se qeveria kapi Kryeprokurorin, por shqiptarët kanë ditur të bëjnë drejtësi edhe në Paris.
Kryemadhi i referohej atentatit që Avni Rustemi i bëri Esat Pashë Toptanit, duke e lënë të vdekur në mes të kryeqytetit francez. Por kryeministri Rama ironizoi me këtë deklaratë të kryetares së LSI. “Përsa i përket Avni Rustemit, Monika më kujton Eleonorën e Selitës sesa Avni Rustemin”, tha Rama.
Eleonora për të cilën flet Rama ishte një grua e cila u vetëshpall shenjtore dhe për pak kohë arriti të tërheqë pas vetes disa besimtarë, kryesisht banorë të Selitës. Eleonora u vetëvra pas konflikteve që pati në pronën ku kishte ngritur “tempullin” e saj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO