Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me deklaratën e socialistit Taulant Balla, i cili tha se janë në negociata me LSI-në për të votuar ligjin për emërimin e Magjistratëve.
Kryemadhi tha se nuk po ndodh asgjë e tillë në të vërtetë dhe se deklarata të tilla vijnë nga një qeveri manipuluese, kriminale e korruptative. Kryemadhi ka thekuar se LSI do të jetë pjesë e opozitës së bashkuar, pasi qëllimi i tyre është largimi i kryeministrit Rama nga pushteti.
LSI nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën!
Asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të ketë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtojë me manipulime të tilla. LSI ka qenë dhe do të jetë pro dhe pjesë e çdo takimi apo tryeze që trajton dhe diskuton përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe largimin e klikës së Edi Ramës.Çdo përpjekje tjetër për ta përfshirë LSI në bisedime është thjesht pjesë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës, që sot më shumë se kurrë është i gatshëm të blejë e të shesë çdo gjë e çdokënd në emër të pushtetit, por që duhet ta ketë më shumë se kurrë të qartë, se për të shpëtuar karrigen e tij nuk do ketë kurrë ndihmën e LSI.
Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e opozitës së bashkuar, me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës! Të shpëtosh sot Edi Ramën do të thotë të shkatërrosh përfundimisht të ardhmen e shqiptarëve, dhe këtë mëkat LSI nuk e merr në kurriz.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi
Po kete temin kur do ta largosh o baxh::::elll
PërgjigjuȚi me luli as Per 40 vjet t tjetra Nuk largoni dot Edi Ramen deri sa t vej 100 vjec Esht n kryepo Nuk ike ți me luli
Përgjigju