Kryemadhi: Kur ishte kryetar Meta
ma mbylli gojën, ja gabimi i vetëm 

Kryemadhi: Kur ishte kryetar Meta<br />ma mbylli gojën, ja gabimi i vetëm <br>
Monika Kryemadhi u shpreh në Report Tv se gabimi më i madh i Ilir Metës ka qenë që bëri Edi Ramën kryeministër. Kryetarja e LSI tha se edhe Nar Koka, që ishte organizator i darkës në Gjirin e Lalzit është bërë pishman.

“Meta kur ka qenë kryetar partie ma ka mbyllur gojën gjithmonë. Madje kur ka qenë ligji i plehrave ka organizuar një darkë me një ambasador në shtëpi që unë të mos isha pjesë e parlamentit, që të mos votoja, që të bëja rolin e amvisës dhe unë nuk isha.

Unë mendoj që Meta sikur ka vlerat e veta ka edhe gabimet. Vendimi më i mirë ka qenë themelimi i LSI, ndërsa më i keqi që bëri Ramën kryeministër, madje edhe Nar Koka është bërë pishman që e organizoi darkë” deklaroi ajo. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë (VIDEO)

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë (VIDEO)