Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka publikuar disa foto që ka bërë sot në Frakull të Fierit me fermerët, ndërsa shkruan se ata përballen me shumë sfida.

Fermerët e Shqipërisë janë krenaria e Shqipërisë. Me punën e palodhur të tyre, ata  i japin jetë tokës pjellore me të cilën na ka bekuar Zoti", shkruan Kryemadhi.

Ndërsa dëgjon sfidat e tyre Kryemadhi shton se bindet që duhet më shumë ndihmë ndaj tyre. Këtu shton se ndryshimi sipas saj po vjen, dhe se do të bëjë më të mirën që djersa e fermerëve të vlerësohet.

"Të dëgjosh sfidat që përballen fermerët në Frakull të Fierit, e sidomos të rinjtë që kanë vendosur të qëndrojnë për punë të ndershme në vendlindje, vetëm sa të forcon bindjen për punën që duhet të bëjmë dhe ndihmën që kanë nevojë.

Ndryshimi po vjen dhe ne do të bëjmë më të mirën, që djersa e familjeve që i dedikohen bujqësisë të mos shkojë më dëm por mundi i tyre të vlerësohet në bazë të punës së kryer”, shkruan kryetarja e LSI.