Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka takuar ditën e sotme Drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan  për Europën Qendrore dhe Lindore Robert Benjamin.

Në fokus të takimit ka qenë rikonfirmimi i bashkëpunimit mes LSI dhe NDI-së dhe situata e demokracisë në Shqipëri.

Kryemadhi ka shprehur vlerësimet për ndihmën e NDI në asistencën për hartimin e politikave bashkëkohore dhe gritjen e kapaciteteve të LRI dhe LGI, si dhe investimin e tyre për rritjen e transparencës financiare të partive politike në vend.

Robert Benjamin ka vlerësuar bashkëpunimin me LSI duke theksuar standardet e transparencës së adoptuar nga LSI. 

Er.K/Shqiptarja.com