Kryemadhi me naftëtarë në Fier: Qeveria nuk ka asnjë strategji për sektorin e naftës! Ne kemi plan konkret! Prezanton kandidatët në Roskovec

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga drejtuesja e listës së kandidatëve të forcës politike që ajo drejton në Qarkun Fier Kejdi Mehmetaj, zhilloi paraditen e sotme një bashkëbisedim me naftëtarë.

Kryemadhi dhe Mehmetaj premtuan se LSI do të ketë një strategji për përpunimin e naftës.  Kryetarja e LSI u shpreh se nëse zhduket rafineria, dëmtohet treçereku i popullsisë. Po ashtu Kryemadhi është ndalur edhe në Roskovec, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë të LSI-së në këtë zonë, ndërkohë që u bëri thirrje qytetarëve banorëve që 25 prillin ta kthejnë në referendum, një thirrje kjo e bërë më herët edhe nga presidenti i vendit Ilir Meta.

Njerëzit janë të rraskapitur, nga mosmbajtja e premtimeve të Rilindjes. Por ne nuk merremi me mos mbajtjen e premtimeve të rilindjes. Ne do të ua kujtojmë njerëzve sepse njerezit duhet ti japin forcë votës së tyre. Që të votosh sot, duhet ti bëjnë jo veç Ramës, rilindjes, kryetares së Bashkisë, por çdo partie politike, kandidatë, që ti japin forcë votës. Do të thotë që vota juaj është ndëshkim për atë që nuk mban premtimet dhe vlerësim për atë që ju përgjigjet dhe ju mban afër. Unë jam e bindur që ne, jo veç do të jemi pranë jush, por duke gjetur pikat e kontaktit, njerëzit e duhur, djem e vajza tuaja, do të jenë ata që do ta përfaqësojnë denjësisht jo veç Roskovecin, por do të ju përfaqësojnë denjësisht më shumë se Roskovecin. Sot Roskoveci ka kudo djem e vajza të shkolluar dhe nuk kthehen më këtu, por punojnë në call center, kamarier, kanë ikur në emigrim, por asnjë nuk kthehet në Roskovec.

Mos u merrni më me flamujt politikë, sepse është shumë e rëndësishme sot që të jepni votën aty ku gjeni veten, ku përfaqësoheni, aty tek ata djem e vajza që ua hapin telefonin dhe ju përgjigjen.  Unë jam e bindur, sot më shumë se kurrë se në Roskovec jo veç do të dalim shumë mirë, por do të jemi forcë e parë se të mendosh në një qytet të braktisur të keq kaq shumë burra, gra, djem, që të na japin shansin dhe mundësinë për të kontaktuar me ju është një shans i madh. Në një ditë të tillë sot, dimri, sepse dimri kur ikën ikën me vështirësi edhe ky i rilindjes ikën me vështirësi, por do të ikën në 25 prill, ka marrë fund kjo punë. Qëllimi ynë është të krijojmë mundësi punësimi për njerëzit, të garantojmë fermerët e Rosovecit të shesin prodhimet, të kenë punë, rritje ekonomike, të kenë mundësi dhe të jetojnë të qetë e të lumtur në qytetin e tyre', tha ndër të tjera Kryemadhi.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
Kryemadhi flet me gjuhën e Metës: 25 prillin ta kthejmë në referendum! Njerëzit janë të rraskapitur nga mosmbajtja e premtimeve të Rilindjes (VIDEO)

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka prezantuar në Roskovec, kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nga Roskoveci kryetarja e LSI-së tha se 25 prillin duhet që ta kthejmë në referendum, një thirrje kjo e bërë më herët edhe nga presidenti i vendit Ilir Meta.

‘Në fakt ju falënderoj të gjithëve që jeni sot këtu edhe pse është e diel ditë pushimi dhe shumë ftohtë ditë me shi por ju keni gjetur kohë për të ardhur dhe ky është suporti më i madh. Në ditët e sotme është shumë e vështirë në kuadrin dhe të problematikave që kanë njerëzit pandemia në një anë, ekonomia në anë tjetër, vështirësia e lëvizjes, varfëria që ka pllakosur në familjet e Roskovecit është aq prezente saqë i bën të pamundura takimet politike. Por angazhimi edhe i Gogos por edhe i Astritit dhe i të gjithë njerëzve na japin mundësinë dhe kurajën për të ecur dhe për të mos u ndalur. Të dalësh forcë e parë në Roskovec nuk do të thotë të bësh llogari matematikore. Të dalësh forcë e parë në Roskovec do të thotë të marrësh përgjegjësi për të zgjidhur hallet dhe problemet e qytetarëve. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër që sot Roskoveci edhe pse është Bashkia më e pasur përsa i përket burimeve që ka nëntoksore por dhe atyre mbitokësore me sera me bujqësi me të gjitha njerëzit janë më të varfër se kudo tjetër. Dhe kjo vjen për shkak të keqmenaxhimit,  shpërdormit, shfrytëzimit dhe mos kthimin e  kokës mbrapa për njerëzit të cilët ju kanë dhënë votën në kaq vite. Njerëzit janë të pakënaqur nga mosmbajtja e premtimeve të Rilindjes.'- tha Kryemadhi.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 21/03/2021 17:44

    Moniqia ka nje plan ajo ka dhe ket temin dhe gjithcka ok.

    Përgjigju
  • Like: 21/03/2021 13:30

    Doli perseri kjo surrat kali

    Përgjigju
  • robi: 21/03/2021 12:48

    Nafije dybeku paska mare me vete dhe strategen e leshitlikes Kejdi dhembcakallen qe do ta nxjerre nga kriza sektorin e naftes me eksperiencen e madhe qe ka nga haremi i Jales.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja