Kryemadhi mesazh të veçantë
policisë:Do shporrim Ramën

Kryemadhi mesazh të veçantë<br />policisë:Do shporrim Ramën<br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka falënderuar të gjithë qytetarët, që iu bashkuan protestës së opozitës ditën e sotme. Kryemadhi i ka shprehur mirënjohje çdo të moshuari, pensionisti, intelektuali, punëtori apo studenti, që sipas saj, ka humbur shpresën dhe sot protestoi ndaj narkoshtetit. 

Gjithashtu, kryetarja e LSI falënderon dhe ata qytetarë që erdhën nga rrethet dhe iu bashkuan protestës në kryeqytet, ndërsa nuk lë pa përmendur dhe forcat e rendit, që sipas saj edhe ishin të urdhëruar nga shefat trafikantë droge, nuk ranë pre e provokimeve të tyre, por kryen detyrën si profesionistë.

"Dua të falenderoj nga thellësia e zemrës çdo shqiptar që ishte sot në protestën e opozitës! Shpreh mirënjohjen për çdo të moshuar, pensionist, intelektual, punëtor apo student, për çdo njeri që ka humbur shpresën dhe që sot protestoi ndaj narkoshtetit.

Falenderoj dhe ata që udhëtuan nga larg për të qenë sot pjesë e protestës, edhe mijëra të tjerë që na përcollën nga media dhe rrjetet sociale dhe që do të jenë me ne në protestat e ardhshme. Dua të falenderoj edhe forcat e rendit, që edhe pse të urdhëruar nga shefat trafikantë të drogës nuk ranë pre e provokimeve të tyre por kryen detyrën si profesionistë.

Le të jetë kjo ditë shenja e nisjes së protestës mbarëpopullore kundër qeverisë së krimit dhe drogës! Të gjithë së bashku do të mundemi ta shporrim nga qeverisja Edi Ramën dhe klikën e tij të hajdutëve! Kjo është protesta jonë, forca jonë dhe rruga e vetme për të rifituar dinjitetin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët", shkruan Kryemadhi.

kryemadhi fb
(Reagimi i Monika Kryemadhit pas protestës)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!