Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim elektoral në Cërrik, ku u prezantuan kandidatët për deputet të qarkut të Elbasanit.

Gjatë fjalës së saj, nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ftoi të gjithë të pranishmit që në datë 25 qershor të bëhen pjesë e kësaj force politike, të votojnë LSI si një shans për të ardhmen e rinisë shqiptare.

Vota për LSI është një shans për gruan, një shans për familjen. Zoti e zgjodhi të parën LSI në fletën e votimit, ia dha shënjën shqiptarëve pse duhet të votojnë LSI-në”, u shpreh Kryemadhi.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ish-ministri Edmond Haxhinasto, i cili u shpreh se vota duhet të shkojë për të rinjtë e të rejat, sepse të gjithë ata së bashku mund ta bëjnë Shqipërinë një vend më të begatë.

Të gjithë së bashku mund të votojmë LSI, forcën e parë dhe forcën e paparë”, tha Haxhinasto.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com