Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zhvilluar gjatë ditës së sotme takim me strukturat e LSI-së në Lezhë. Kryemadhi i ka ftuar lezhjanët të protestojnë për  Papunësi, taksat të larta për biznesin e vogël, asnjë mbështetje për bujqësinë, asnjë infrastrukturë për sektorin e turizmit, djegie në verë e përmbytje në dimër, një protestë larg përkatësisë politike.

Reagimi i plotë:

Në takimin e sotëm me strukturat e LSI-së në Lezhë, me fokus protestën e datës 27Janar. Papunësi, taksat të larta për biznesin e vogël, asnjë mbështetje për bujqësinë, asnjë infrastrukturë për sektorin e turizmit, djegie në verë e përmbytje në dimër.

Shëndetësia është në situatën e saj më të rëndë dhe kjo është mëse e dukshme e po prezantohet çdo ditë, e ku sigurisht nuk flitet për shpresë.

Prandaj të protestojmë bashkë në 27Janar, larg përkatësive politike, por për problemet me të cilat përballen shqiptarët çdo ditë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com