Kryemadhi në Uashington, takime
në Departamentin e Tregtisë

Kryemadhi në Uashington, takime<br />në Departamentin e Tregtisë<br>
Gjatë vizitës në Uashington, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një seri takimesh në Departamentin amerikan të Tregtisë. Fillimisht ajo u prit nga ndihmës sekretari Richard Ashooh.

Ashooh konfirmoi gatishmërinë e plotë të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Shqipërinë në çështjet e sigurisë industriale dhe të eksporteve të teknologjisë.

Gjithashtu, zyrtari i lartë shprehu interesin për të asistuar gjerësisht vendin tonë në hartimin e legjislacionit dhe akteve rregullatore të posaçme, si dhe për një partneritet reciprok për çështje që lidhen me këtë fushë.

Nga ana e saj, Kryemadhi konfirmoi predispozitën maksimale të Lëvizjes Socialiste për Integrim që të jetë mbështetëse, por edhe promovuese e hartimit të legjislacionit në këtë fushë kaq të rëndësishme.

Ajo siguroi se, me t’u përgatitur një legjislacion i tillë do të komunikojë me të gjithë aktorët politikë në Shqipëri që kjo paketë legjislative, e nevojshme për zhvillimin e vendit, të miratohet në një kohë sa më te shpejtë, në mënyrë që Shqipëria të ketë standardet më të larta ndërkombëtare në këtë sektor.

Zonja Kryemadhi zhvilloi edhe një takim me Sarah Kemp, nëndrejtoreshë e përgjithshme e Drejtorisë për Investimet Ndërkombëtare.

Kryetarja e LSI nënvizoi se, “pa një prani që rritet dukshëm të investimeve amerikane nuk mund të kemi atë zhvillim ekonomik për të cilin Shqipëria ka aq shumë nevojë dhe që është i lidhur drejtpërdrejtë me punësimin”.

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw