Kryemadhi: Motorrët janë ndezur!
LSI forcë të parë

Kryemadhi: Motorrët janë ndezur!<br />LSI forcë të parë
TIRANE-Deputetja dhe nenkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Monika Kryemadhi, deklaroi  se Shqipëria është sot më e qetë dhe se legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë

Nëpërmjet një postimi në statusin e saj Facebook, Kryemadhi shprehet: “Mirëmëngjes miq!  [☀️] Sot Shqipëria është më e qetë!  [🙂] [🙂] . Tashmë loja do bëhet më e bukur sepse të gjithë lojtarët janë në fushë. Legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë, e cila iu jep shansin shqiptarëve për më shumë punë, më shumë arsim, më shumë mirëqënie”.

“Motorrët janë ndezur! Ne nuk ndalemi më në rrugën tonë për t’iu dhënë shansin të gjithë shqiptarëve e jo vetëm një grushti të vogël. Ditmari do një Shqipëri më të begatë!”, shkruan Kryemadhi, ndërsa ka postuar një foto me një fëmijë të vogël, duke sinjifikuar të ardhmen e Shqipërisë.

monika kryemadhi
(Statusi i Monikes ne Facebook)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur