Kryemadhi në Dibër: Krimi dhe
​droga kanë pushtuar Shqipërinë

Kryemadhi në Dibër: Krimi dhe<br />​droga kanë pushtuar Shqipërinë<br>
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme takim me elektoratin në Dibër.
Kryemadhi ka hedhur akuza kundër qeverisë për krimin, korrupsionin, qeverisjen e keqe, papunësinë dhe nivelin e ulët të ekonomisë.

Më tej ka thënë se nëse votoni LSI-në, vota juaj është një shpresë për të sjell ndryshimin e Dibrës dhe gjithë Shqipërisë.

Fjala e plotë:

Kryeministri lolo bëri fushatë në të gjithë Shqipërinë, duke na përmendur timoni, tepsinë dhe tutat e sportit. Bëri fushatën duke mos lexuar asnjë fjalë nga programi, pa dhënë asnjë projektim. Kemi një qeveri ku shikojmë teatër çdo ditë. Kemi një qeveri pa program.

Shikojmë si emërohen dhe hiqen nga puna drejtorët. Shikojmë prova gjenerale të përgatitur nga Rama. Nuk janë gjë tjetër veçse kazani që ka gatuar Edi Rama me oligarkët. Kam një besim, besoj te të rinjtë dhe te gratë, jo se nuk kam besim te burrat, sepse gratë e tyre pa burrat nuk do të ishin asgjë, dhe fëmijët e tyre pa prindërit nuk do të ishin asgjë.

Besoj te gratë, sepse ka sakrificën e nënës, dhe nëna sakrifikon çdo gjë për fëmijët, të kenë ushqim të garantuar, shkollë dhe jetë të garantuar dhe më të mirë.

Besoj te energjia e të rinjve, sepse besoj te ëndrra dhe shpresa e tyre për të jetuar dhe drejtuar këtë vend. Besoj te forca e familjes Shqiptare, të cilët kanë përballuar me vështirësi çdo dhimbje, çdo luftë për të sjellë një të ardhme më të mirë. Besoj te Lëvizja Socialiste për Integrim, sepse besoj tek vlerat, e të gjithë njerëzve që i janë bashkuar kësaj force politike 13 vjet më parë.

Besoj tek ata njerëz që besojnë te ndryshimi i kësaj force politike. Është një rrugë e vështirë, por është një rrugë që do ta bëj të mundur realizimin e ëndrrës të Shqiptarëve për të pasur një të ardhme më të mirë. Dua që këtë takim ta kthej në një bashkëbisedim, fjalët tona janë të tepërta dhe fjalët tuaja janë të rëndësishme, sepse keni qenë ju misionar të shpërndarjes së mesazhit të LSI-së.

Ky është takimi im i parë, në Dibër, si Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por nuk është takimi i parë si themeluesja e kësaj partie. Kemi bërë shumë gjëra të vështira e të pamundura, bashkë i kemi bërë të realizueshme. Ditën e Diel kemi Konventën Kombëtare të LSI-së, në pallatin e sportit Asllan Rusi.

Ju do pyesni se pse po e bëjmë këtë konventë? Kjo bëhet për faktin se ne i vlerësojmë antarët e LSI-së, mendimet dhe idetë e tyre, janë të rëndësishme për ne, parti konsiderojmë bazën me anëtarët. Marrim vendime të rëndësishme, në këtë situatë ku ndodhet Shqipëria. Ku krimi ka pushtuar çdo gjë. Ne duam ta zhvillojmë këtë shtet si evropian dhe jo si shtet narkotrafikant.

Votat për Lëvizja Socialiste për Integrim, janë vota shprese. Njerëzit besojnë dhe dëshirojnë që ne të jemi pjesë e BE-së. Ekonomia është poralizuar, pagat nuk janë rritur, pensionet dhe pagat nuk janë rritur. Banka botërore sapo konfirmoj se nuk kemi bërë progres, por kemi zbritur shtatë vende më poshtë.

Maqedonia është në vendin e 11, ne jemi në vendin e 65 . Pse? Sepse e shikojnë Shqipërinë si Kolumbi. Nëse nuk zhvillohet ekonomia atëherë shqiptarët do të jenë të varfër, do detyrohen të punojnë në fushat e kanabisit si argatë.

Kështu nuk do të kenë një të ardhme të sigurt, fëmijët do të kenë vështirësi për tu arsimuar, për shkak të shtetit që ka mbjell krimin në vend. Prandaj dua tu siguroj se Lëvizja Socialiste për Integrim do të punoj për qytetarët.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni