Kryemadhi nga Fieri: Opozita ka faj për largimin e të rinjve...u treguam indiferente ndaj Ramës, 'vrasësit të punësimit'

FIER- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat në Fier. Në fokus të saj është punësimi dhe largimi i të rinjve, ku fajtor kryesor bën kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan "vrasës të punësimit". Ajo bën fajtore edhe opozitën, sipas së cilës është treguar indiferente dhe nuk i ka ushtruar mjaftueshëm presion kreut të qeverisë për premtimet e pambajtura.

"Kemi faj dhe ne sepse nuk ia kemi kujtuar çdo ditë Edi Ramës 300 000 vendet e punës të cilat iu premtoi shqiptarëve, jo vetëm që nuk hapi 300 000 vende pune por përkundrazi mbylli me qindra dhe mijëra dyer shtëpish të cilët u larguan nga Shqipëria dhe ikën në emigracion. Jo vetëm që nuk hapi 300 000 vende pune por përkundrazi mbylli me mijëra biznese të cilët lanë në rrugë familje të tëra dhe kryetarë familjesh të tëra për mungesë të punësimit. Jo vetëm që nuk hapi 300 000 vende pune por përkundrazi pagat e shqiptarëve i la në vend por nga ana tjetër rriti çmimet dhe rriti koston e jetesës. Çdo shqiptarë sot bën llogarinë e tij, para disa vitesh, para 6 vjetëve ishte energjia elektrike fatura që ai paguante dhe po të njëjtën sasi energjie elektrike ndoshta dhe më pak e paguan tani por me dyfishin e çmimit. Premtimin e Edi Ramës që tha që TVSH e energjisë elektrike do ta bëjmë vetëm 6% jo vetëm që nuk e bëri 6% por e la 20% dhe rriti akoma më shumë çmimin e energjisë elektrike. Të gjitha këto në fakt janë një mungesë e vëmendje që ne kemi treguar ndaj Edi Ramës një mungesë indiference ndaj tij në mënyrë të tillë që kemi arritur dhe kemi sjellë sot që populli dhe shqiptarët të ndjehen inferior përpara një njeriu i cili në vetvete nuk është gjë tjetër vetëm se është një vrasës i punësimit dhe i punësimit të të rinjve në Shqipëri", tha Kryemadhi. 

Kryemadhi ka dhënë porositë për strukturat e LSI-së në Fier, për të zhvilluar takime një e nga një me qytetarët, teksa u është përgjigjur edhe ironive për të rinjtë e LRI-së.

"Takime për të treguar që jemi të gatshëm për të marrë përgjegjësit. Ne mbajmë njerëzit dhe bëjmë për njerëzit. Normal. Ne kemi krijuar mundësinë e punësimit, kush më shumë se LSI e mban fjalën. T'i tregojmë se Shqipëria ka nevojë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian", tha Kryemadhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:54
Luan Rama: Socialistët na thonë 'shpëtojeni Fierin se e kanë kapur nga fyti'...duan ta bëjnë shtetin 'KÇK' (VIDEO)

Nënkryetari lëvizjes socialiste për integrim Luan Rama, gjatë fjalimit të tij në takimin e strukturat, ka komentuar ligjin e ndryshuar, ku i hiqet betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidentit. Ai tha se kjo nuk ka të bëjë me "luftën personale" me Ilir Metën, por për të kapur presidencës dhe për të bërë shtetin "KÇK".

"Socialistët na thonë shpëtojeni Fierin se e kanë kapur nga fyti. E keni parë luftën dhe vendimet që merr kuvendi në mënyrë antikushtetuese. E kanë fshehur nën petkun e luftës së presidentit. Nuk është fjala tek Ilir Meta. Ata duan që përmes Gjykatës Kushtetuese të kapin Reformën në Drejtësi, të vetmin institucion legjitim që është presidenca. Ata duan të bëjnë KÇK të gjithë shtetin për interesat e tyre personale, term halabak, ordiner. Ky është vizioni që kanë pë shtetin. Apeli është për çdo qytetar, të bëhemi bashkë për të ndërtuar në Shqipëri të ardhmen e fëmijëve tanë", tha Rama.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robi: 16/02/2020 16:37

    Nafija paska shkuar dhe tek naftetaret se i digjet barku per hallexhinjte, ne fund te takimit u dhuroi te gjitheve nga nje dybek per ta tundur kur te mjelin leshiedhise

    Përgjigju
  • Bajram: 16/02/2020 10:50

    Nuk ka me keqe kur fshatarët ngrihen pushteteve lokale e qendrore e behen kryetare partish e presidente. Eshte bajgëri për nje vend ti ndodhi nje gje e tille.

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/02/2020 10:46

    Fshatarja krijebajge!

    Përgjigju
  • Tosi: 15/02/2020 21:18

    Mijra amerikane jane nisur drejt Tiranes pas vizites qe beri Nafije Dybeku ne Anerike dhe i siguroi ata se te vijne ne Tirane dhe te hapin nga nje bisnes me taksa zero se leshilikes do vije ne pushtet ne vitin 2036 kur te qethen delet...dhe bisnesi me i mire ishte sipas saj shitja e dybekeve.

    Përgjigju
  • LUAN SUMA: 15/02/2020 18:44

    O luani pa dhëmb o katran me boj luan karralloi po hik mor karagjos se mjaft na ke bër nervoz.

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 15/02/2020 18:33

    Nese ti monalike molotovin e quan indiferentizem atehere jam dakord me ty.sa per luanin...te fala putinit.

    Përgjigju
  • kasem pushti: 15/02/2020 18:13

    A mos ardhshim dhe njeher ne pushtet.vidh e pidh do e bejme e dim vete ne

    Përgjigju
  • O tej: 15/02/2020 18:05

    Rraca me e poshter

    Përgjigju
    • Hinglateri: 15/02/2020 22:37

      Rrace m*ti

  • xXx: 15/02/2020 18:00

    Ne qofte se shume shqipetare kane ikur nje pjese te rendesishme te ketij eksodi e ke bere edhe ti o shtepiprishur...E gjetshi atje ku u dhembe me shume,familje e degjeneruar...

    Përgjigju
    • Hamin. Hamin: 15/02/2020 20:17

      Fjala jote ne veshe te Zotit.

    • Hamin Hamin: 15/02/2020 18:46

      Hamin Hamin fjala jote ne veshe te. Zotit...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë