Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë të dielë ka qenë në Kavajë në kuadër të zgjedhjeve elektorale. Në këtë takim me qytetarët në Kavajë u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 6, për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.
“Sot të gjithë përballemi me vështirësi. E tha pak Eriona më përpara. Sot të gjithë kemi vështirësi dhe vështirësia më e madhe që kemi përballë njëri tjetrit është ekzistenca. Ekzistenca e familjes shqiptare, ekzistenca e prindërve tanë, ekzistenca e fëmijëve tanë, ekzistenca nëse ne do të jetojmë më apo ajo në vendin tonë. Kjo është dilema që vendosen sot me qindra dhe mijëra të rinj e të reja. Kjo është dilema që vendos përpara intelektualët, kjo është dilema që vendos përpara Bakiun, kjo është dilema që vendos Erionën, kjo është dilema për qindra dhe mijëra të rinj e të reja, të cilët duan të ikin nga Shqipëria”, shtoi Kryemadhi.
Kryetarja e LSI theksoi se bota nuk rrotullohet rreth Edi Ramës, Lulzim Bashës apo Ilir Metës, por rreth fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë.
“Sepse politika, ajo politikë e vjetër, që në thelb të saj ka vetëm interesin, ka vetëm të qënurit një, ka vetëm të qënurit që bota rrotullohet rreth tyre, nuk duhet të ekzistojë më. Bota rrotullohet rreth fëmijëve tanë, bota rrotullohet rreth djemve dhe vajzave shqiptare. Bota nuk rrotullohet as rreth Edi Ramës, as rreth ilir Metës, as rreth Lulzim Bashës. Bota rrotullohet rreth njerëzve, rreth shqiptarëve, rreth rinisë shqiptare.
Ajo që është më e rëndësishmja sot është që ne nuk do të kthejmë më kokën pas. Por do të ecim përpara për hir të të rinjve dhe të rejave. Për hir të shqiptarëve. Sepse një nga gjërat më të rëndësishme sot për ne është familja. Është të qëndruarit në Shqipëri. Është të ndalojmë shpopullimin, ti japim forcë dhe kurajo njëri tjetrit për të ecur përpara dhe për të sjellë djemtë dhe vajzat e shqiptarëve në Shqipëri. Për ti kthyer nga migrimi dhe për të pasur një jetë të vërtetë evropiane dhe dinjitoze në Shqipëri. Unë do ju ftoja që në 25 prill të drejtoheshit të gjithë në kutitë e votimit duke votuar numrin 6. Duke votuar numrin 6 ju do të votoni për veten tuaj. Duke votuar numrin 6 do të votoni këtë ndryshim të cilin mezi e kemi pritur dhe ndryshimi nuk është thjesht fjala ndryshim.
Ndryshimi është fundi i tranzicionit, është fundi i këtij tranzicioni të kalbur që po i merr shpirtin shqiptarëve çdo ditë dhe më shumë. Ashtu si demokracia filloi këtu në Kavajë, lë të fillojë era e ndryshimit në Kavajë, le të fillojë përmbysja në Kavajë. Le të fillojë fillimi i asaj gjëje për të cilën kanë aspiruar të rinjtë dhe të rejat. Integrimin evropian, për të qenë qytetarë të denjë të Europës dhe jo për të qenë njerëz të shkelur me këmbë nga një njëri në ikje”, ka thënë Kryemadhi.
Foli dhe vajza e Galileo Galileut doktore e shkencave te fallit.
PërgjigjuMir e keni ju monstrat e politikes shqiperare keni 30 vjet qe bota rrotullohet rreth ju se popullit i keni dhen noc rrokun. Ishalla do vije dita qe shurren ta beni ne kanace. Po megjithate ka tru thar qe besojn akoma te ju maskarenjt e ju vazhdoni te tallni bythen me kete popull fatkeq. Dhe keni te drejt te thoni si sali qeni me voton gerdeci!!!!!!!!!!!!! Edhe realisht eshte e vertet se ne vitin 2017 ndermjet 3 kandidateve ne zonen e vores doli i pari me rreth 6000 vota. Absurde sa sbehet. Ose inkredibile............
PërgjigjuVaret Moni varet,po te jete qendra e gravitetit aty ne Lales,rrotullohet qe ç'ke ne te.
Përgjigju