Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, nga Kombinati ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ka shembur shtëpitë e banorëve në kuadër të rindërtimit dhe i ka lënë ata rrugëve. Për këtë ajo ka shkuar me një kontratë në dorë dhe nga një kopje të saj ua ka dhënë të gjithë banorëve. Kjo kontratë thotë Kryemadhi  duhet të lidhet mes banorëve dhe Bashkisë së Tiranës, kështu sipas saj s'mund të dalin pa shtëpi. 

"Rama prish shtëpi dhe banorët i lë rrugëve. Këto 3 familje u tha shpejt dilni. Ai të jep opingat, çuni i Kristaq Ramës i kriminelit që vari Nelën. Ne s'do merremi me të ne do zgjidhim hallet tona dhe do bëjmë që ju të mos u shembet shtëpia. Ne e dimë që ai është nishi për të gënjyer ne sdo merremi me mashtrimet e atij por si do zgjidhim problemin e banorëve. Ne iu kemi sjellë një kopje kontrate, dhe do jemi në kontak se çfarë duhet të të bëjmë. Të bëjmë që ai të mos hyjë në porces shkatërrimi.  Në momentin që ky të prish pronën ku do të shkosh. Bonusin se du fare, dua shtëpinë. Ne duhet ta detyrojmë siç e detyruam për Sami Frashërin. Ne do shkojmë në prokurori tani", tha Kryemadhi.

Ajo u ka dhënë një kopje kontrate të gjithë banorëve, e cila duhet të lidhet mes banorëve dhe Bashkisë së Tiranës, dhe të përfaqësohet nga një përfaqësues ligjor.

"Prandaj po të them, e ka bërë zonë të kuqe që ti mos të kesh mundësinë e rifreskimit, por ruaji letrat. Ne kemi një lloj procedure që po e nisim, në mënyrë të tillë për të bërë ndoshta edhe një pezullim absolut të kësaj. Ai do që të largojë shqiptarët dhe të sjellë të tjerët për atë punë, sepse nuk po ngopet. Për t’u ankuar do ankohemi ne, sepse edhe ne ë këtë punë do merremi, sepse më thënë të drejtën ju dhemb kjo puna e Kombinatit, kur merremi me çështjen e rindërtimit, sepse një nga problemet kryesore që kanë është tjetërsimi i pronave, ja kanë marrë dorën tjetërsimit të pronave. 
Ne kemi një kopje kontrate, që duam t’ia shpërndajmë të gjithë banorëve, po jua lëmë edhe një kopje juve. Është një kopje e lidhur mes teje dhe Bashkisë së Tiranës, që të përfaqësohet nga një përfaqësues ligjor, se nuk mund të vijë ai të të thotë ik, pa letra e pa gjë fare. Ke të dhënat, ku objekt kontrate ka për çështjen e prishur të detyruar  me vendim të Këshillit Bashkiak, sepse ai e ka marrë me vendim të Këshillit Bashkiak për ta prishur pallatin. Ne e kemi bërë këtë me një zyrë konsulence juridike, juve do ua lëmë të gjithëve për ta parë edhe për sa i përket bonusit të qirasë, është me disa nene, në mënyrë të tillë që nesër çfarëdo që të ndodhë, se këta që do ikin do ikin, nuk ka as pikën e dyshimit, por problemi është që prona juaj të mos prishet dhe kushdo që të vijë  të ketë një hallkë dhe lidhje me shtetin",
tha ajo. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:26
Rindërtimi/ Kryemadhi: Do bëjmë me Kombinatin që të shpallë tenderin siç bëmë me 'Sami Frashërin'

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shkuar në Kombinat me një kontratë në dorë, ku duke bashkëbiseduar me banorët u tha se nëse nënshkruajnë  Bashkinë e Tiranës një kontratë, banorët më pas s'do të mbeten pa shtëpi.

"Ne do zgjidhim hallet tona. Ne do zgjidhim sesi juve mos t’iu shemben shtëpitë. Ose edhe nëse shemben, t’ua rindërtojnë shtëpitë aty ku janë. Ne e dimë shumë mirë që ai është njëshi për të gënjyer dhe nuk i mban premtimet. Ne nuk do merremi me mashtrimet e atij, ne do merremi sesi do zgjidhim problemin e banorëve këtu.

Ne ju kemi sjellë një kopje kontrate, lexojeni, shikojeni, diskutojeni. Dhe ndërkohë ne bashkë me Floidën, me Klevin, me Besin, me të gjithë, do jemi në kontakt me ju bashkë me një grup juristësh, që ai të mos guxojë të hyjë në një proces shkatërrimi të pronës të banorëve të Kombinatit, pa një kontratë të nënshkruar. Sepse është marrëdhënie e drejtpërdrejtë.

Në momentin që ky të prish pronën, ti ku do shkosh? Se ti nuk jeton me bonus qiraje, se bonusi është 1 vit, 3 vjet, po pas 3 vitesh ku do jetosh ti? Prandaj, ne duhet ta detyrojmë, siç e detyruam për Sami Frashërin që i ndryshoi hipotekat siç i donte qejfi.

Ne do të shkojmë në Prokurori tani, për çështjen sesi e ndërron ti titullin e pronës sipas qejfit. Siç e detyruam për Sami Frashërin, që të shpallim edhe tenderin, që të bëjë ofertën tani për ta ndërtuar, do ta detyrojmë që edhe këtu në Kombinat të vijë dhe të nënshkruajë kontratat me 193 familje, të cilat kanë një kontratë. Ti do shembësh pallatin dhe do më japësh pronën siç e kam, në të njëjtin vend. Nuk mund të thotë ai ik tani se unë do t’i shemb këto dhe pastaj hajt se flasim. Ne do t’i bëjmë edh enjë letër Avokatit të Popullit, po jo vetëm atij", tha Kryemadhi.