Kryetarja e LSI, Monika Kreymadhi, ka mbërritur në fshatin Verri të Fierit, ku po protestohet prej dy ditësh kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve. Kryemadhi iu është bashkuar sot protestuesve, duke kundërshtuar inceneratorin.
Ajo shoqërohet dhe nga deputeti i LSI, Endrit Braimllari, i cili është dhe organizator i protestës së 27 janarit. “Po importojnë plehra nga jashtë, na keni në dispozicion. Inceneratori dëmton tokën bujqësore”, tha Kryemadhi.
Ndërkohë, Kryemadhi ka dalë pro banorëve të Verrisë edhe një ditë më parë, kur ata protestuan dhe u përplasën me forcat e policisë. Këta të fundit njoftuan sot se kanë arrestuar katër prej protestuesve, duke revoltuar banorët e fshatit të rinisin edhe sot protestën.
Menjëherë pas takimit të shkurtër me banorët, Kryemadhi është nisur së bashku me protestuesit në këmbë drejt vendit ku do të ndërtohet inceneratori. Kryemadhi qëndron në krye të banorëve, ndërsa janë rreth 2 kilometra që do të përshkohen.
Report Tv bën me dije se janë rreth 200 banorë të nisur në këmbë drejt impiantit të plehrave, ku mësohet se ka efektivë policie dhe pritet të shohim si do të zhvillohen ngjarjet dhe nëse do të ketë përplasje mes protestuesve dhe policisë.

/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com