Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka qenë në Fier, në një bashkëbisedim me qytetarët e lagjes “15 tetori”, ku ka thënë se revolta më e mirë e qytetarëve është që të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prilli dhe të rrëzojnë Ramën nga qeveria.
Sipas saj duhet të ndalet emigrimi masiv i të rinjve, sakaq shtoi se Fieri i ka të gjitha mundësitë që të zhvillojë turizmin e bujqësinë.
“Familjet në Fier dhe Shqipëri me mundësi minimale. Jemi bërë si maternitet emigracioni, më tha një grua. Tha i bëjmë fëmijët, i rrisim dhe i çojmë në Gjermani, tha. Duhet të ndalim largimin e të rinjve.
Ne do të bëjmë gjithçka që të mbështesim bujqësinë. Mos të ndodhë që produktet bujqësore në vend të hidhen në rrugë. Duhet të kemi prodhimet tona. Edhe blegtoria është në gjendje mizerable. Mbi 90 mijë biznese janë mbyllur në vend nga keqmenaxhimi. Rama po masakron bizneset.
Sot revolta më e mirë është që të shkojnë më 25 prill dhe të thyejnë në mes Rilindjen. Gjykatësit më të mirë janë qytetarët. Ne nuk na gjykojnë dot as politikanët, askush, por vetëm qytetarët. Sot ka të bëjë e ardhmja e shqiptarëve. Më 25 prill, shqiptarët do vendosin nëse do të qëndrojnë këtu e do mbretërojnë e mos lënë Ramën e të ikin shqiptarët. Më 25 prill e kanë vetë në dorë”, tha Kryemadhi.
Po pse veshllapushes Kejdi i paska rene hije e zeze. E sheh veten te humbur sharebajga. Me trularasken, Kejdi dhembcakallja me shkolle te mesme leshilikes do arrije te fitoje leshin e marikes dhe do ike per leshdhije.
Përgjigjupo ti ku i ke femijet moje mashtruse harrame i qofte popullit ne qofte se te votojne ty pler
Përgjigju