Kryemadhi nga Kamza: Pas 25 prillit, do të ndërtojmë këtu një nga spitalet më moderne të Shqipërisë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim në Kamëz, tha se është mëkat, që kjo bashki të mos ketë një spital, ndërsa u zotua se pas 25 prillit, do të ndërtohet aty një nga spitalet më moderne në vend.

Kryemadhi tha se jo vetëm Paskuqani, por e gjithë Kamza do të bëjë goditjen fatale për të gjithë qarkun e Tiranës. 

"Ne si LSI e mbajmë fjalën, angazhimeve tona, jo vetëm që do ta çojmë deri në fund angazhimin e të gjithë grupit të deputetëve të LSI në Kamzë, pasi është detyrë qytetare dhe politike dhe mbi të gjitha është humanizëm, që një nga bashkitë më të mëdha të Shqipërisë, të ketë një nga spitalet më të mëdha, pasi është një nga pikat kryesore të lidhjes së veriut të Shqipërisë me Tiranën dhe më tej. Pak më përpara foli miku im Faik Basha. Bashkia e Kamzës është 70-80 % e saj është me qytetarë që kanë ardhur nga zona të tjera të Shqipërisë. Për të vajtur tek Ardian Hasalami, djalin kuksian i cili është djali i Paskuqanit, ekonomist. Që në themelimin e LSI i angazhuar me LSI, sot ai ka shansin mundësinë, për të vazhduar e treguar se jo vetëm që ne jemi prezentë kudo, por për të çuar përpara çdo premtim që ne do të mbajmë dhe ua japim qytetarëve për ta çuar deri në fund. Unë jam e bindur që jo vetëm Paskuqani, por e gjithë Kamza do të bëjë goditjen fatale për të gjithë qarkune e Tiranës", tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI tha se më 25 prill duke votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim sipas saj mund ta çojmë vendin drejt Bashkimit Evropian.

"Sot është një ditë që fillon java e parafundit e fushatës elektorale dhe ne nuk do të ndalemi në të gjithë Shqipërinë duke prezantuar kandidatët, por edhe duke dhënë emocione. E dimë që është i vështirë komunikimi me mediat, e dimë që e kemi të vështirë komunikimin me njerëzit, por për një gjë dua t’ju garantoj dhe siguroj: Energjia e LSI-së nga Shkodra deri në Sarandë, nga Vlora deri në Korçë është e jashtëzakonshme. Ka një energji të paparë. Është një entuziazëm i pandalshëm dhe kjo është frika që ka rilindja në ikje, kjo është frika që ka tranzicioni i kalbur që ndërtoi Edi Rama dhe politika e vjetër.

Prandaj, unë besoj, besoj tek ju, besoj tek njerëzit tuaj, besoj tek familjet tuaja, besoj tek gratë tuaja, tek nënat tuaja, tek fëmijët tuaj që më 25 prill ju do të bëni ndryshimin. Më 25 prill ju do të krijoni hapësirën duke votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria është këtu. Emigracioni nuk është më për shqiptarët. Emigracioni ishte një instrument për 30 vite më parë, por ne duhet ti themi politikës së vjetër ‘STOP’ dhe për të krijuar hapësira të reja për të rinjtë dhe të rejat që të bëjnë një politikë të re, një politikë evropiane, një politikë gjithëpërfshirëse, me njerëz të rinj, me emra të rinj, me fytyra të reja dhe mbi të gjitha me të rinjtë dhe të rejat tanë të mrekullueshëm, të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, duan të ndërtojnë familjen e tyre në Shqipëri, duan të kenë një jetë të lumtur në Shqipëri, sepse Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve", shtoi ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FABRICCIO: 13/04/2021 01:17

    LSI DUHET TE SHPALLET PARTIA ME E QELBUR DHE ME E KORRUPTUAR E PLANETIT....VA FANCULO. MONA...ANCHE SU TUO MARITO...IL CANE DI SKRAPARIO....

    Përgjigju
  • O tej: 12/04/2021 21:38

    Mbas 25 prillit do hash nje mut te madh dhe nje sallator Divjake o baxhell.

    Përgjigju
  • tosi: 12/04/2021 21:16

    Sudja e re Nafije dybeku turikali i leshitlijes ka hapur thesin. Mjerane komplet, e mbaruar, e braktisur nga elektorati drejt fundit katastrofik me 25 prill. Shkofte ne te s'emes leshelija

    Përgjigju
  • Beni: 12/04/2021 21:04

    Haha.Ndonje vile per vete po,po spital per popullin,hahaha.Thesi,i hapur,si gjithmone.

    Përgjigju
  • Rexhep Pallosh Bule Leka [ kepi ]: 12/04/2021 20:06

    O monika buçja me çfar lekësh do e bosh spitalin me lekët që ka vjedh likja o buçe fallxhore. Po çfar i quan ti Shqiptarët budallenj i ngatron me brahimkarrin ti mi buxhe. Përgjigjen ti do ta marësh në 25 prill e do shkosh te koshi mbeturinave o pler e dekompozuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër