Kryemadhi nga Lapraka: Prioritet përfshirja e të rinjve në politikë e vendimmarrje (VIDEO)

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka nisur ditën e sotme herët në Laprakë për të takuar qytetarët. Pjesë e diskutimeve ka qenë përfshirja e të rinjve në vendimmarrje, punësimi dhe arsimimi i tyre.

LSI është partia e të rinjve tha Kryemadhi dhe se fokusi isaj kryesor janë pikërisht  përfshirja e të rinjve në politike e vendimmarrje.

‘’Hartimi i politikave të LSI ka të bëjë në radhë të parë jo vetëm me arsimin, por me një arsim cilësor, në mënyrë të tillë që t’ju garantojë një punësim të mirë paguar. Në të gjitha takimet që kemi pasur, kudo që shkojmë në çdo cep të Shqipërisë, një nga problemet kryesore që kanë prindërit është largimi i të rinjve nga Shqipëria, sepse mundësitë për punësim janë shumë të vogla. Ashtu sikurse mungesa e kulturës politike është pjesë e jetës së përditshme dhe ne shikojmë politikën e konfliktit, politikën e arrogancës dhe asnjëherë nuk shikojmë një perspektivë pozitive për të rinjtë, pra për të krijuar hapësira që ata jo vetëm të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, por të krijojnë edhe një mirëqenie ekonomike. Një nga problemet kryesore që ka sot Shqipëria është një arsim jo cilësor, por nga ana tjetër edhe mungesa e konkurrencës në tregun e punës, apo edhe cilësia e një diplome, e cila nuk është konkurruese jo vetëm në rajon, por edhe në vende të tjera.

Ndërkohë që, ne kemi shumë të rinj dhe të reja, të cilët pavarësisht mundësive që kanë pasur, ata kudo që kanë vajtur, kanë pasur një vlerësim jo vetëm për shkak të aftësive të tyre, por kanë pasur edhe mundësinë për të krijuar rritje profesionale, por ka pasur edhe të përfshirë në jetën politike, qofshin ato edhe në parlamentet e vendeve të tjera. Ndërkohë që, për Lëvizjen Socialiste për Integrim, angazhimi i të rinjve është një nga pikat kryesore, sepse krijimi i hapësirave të të rinjve për t’u përfshirë në politikë, por jo vetëm në politikë, por edhe në vendimmarrje ka qenë një nga premtimet e mbajtura më shumë se cdo gjë tjetër", tha Kryemadhi.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës