Kryemadhi nga protesta: 100 mijë
shqiptarë kërkojnë largimin e Ramës

Kryemadhi nga protesta: 100 mijë<br />shqiptarë kërkojnë largimin e Ramës<br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh nga protesta e opozitës përpara se 100 mijë shqiptarë në shesh kërkojnë largimin e Edi Ramës.  

"I themi Edi Ramës se ne e duam Shqipërinë. Për të gjithë ju qytetareët që jeni te heroi i Skënderbeut, për të gjithë ju qindra dhe mnijëra shqiptarë që protestoni sot kundër një njeriu i cili është i vetëm. Për hërë të parë në këto 27 vite ka një politikan në Shqipëri që është vetëm. 

Ai njeri urren vendin e tij, ai njeri nuk do flamurin tonë, por tallet me të. Ky njeri duhet të largohet një orë e më parë. Ky njeri i cili sot është vetëm, është vetëm sepse ai e di më mirë se kushdo tjhetër se çdo të htotë vetëm, i mbytur në zullumoin e tij ku nuk ka drejtësi, ambasadorë që ta shpëtojnë. Ky njeri duhet të kuptojë diçka, ky njeri që iu thotë shqiptarëve se na dashka drejtësinë e kulluar, ka harruar se ka 20 vcjet në pushtet, sa kanë të gjithë kry4eministrat në 27 vjet në pushtet, ka gënjyer, ka mashtruar dhe sot bën njeriun e moralshëm. 

Kërkoj falje për gabimin që kemi bërë duke i dhënë shansin këtij njeriu që të tallet me shqiptarët. Më shumë se kurrë të ngrihemi, të protestojmë jo vetëm nbë Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, për të gjihë ata që janë viktima të trafikut të drogës. 100 mijë shqiptarë në shesh kërkojnë largimin e Edi Ramës.

Sot është dita për të protestuar në të gjithë Shqipërinë. Sot ky bulevard ka mbi 100 mijë protestues, kanë vrarë frikën. Sot frika iku nga mendja jonë. Sot frikë nuk kanë shqiptarët por Edi Rama. Falënderoj të gjithë qytetarët amerikanë dhe europianë, pasi edhe ata protestojnë për një Shqipëri europiane dhe të vërtetë. Falënderoj policët që i kanë nxjerrë sot këtu.

Ju jeni vëllezërit tanë, lufta jonë nuk është me ju, por me krimin e organizuar, me trafikantët e drogës, që jo vetëm njollosën policinë, por edhe gjakun e atyre që u vranë në krye të detyrës. Policët të protestojnë me ne që të largojmë Edi Ramën. Sot më shumë se kurrë kjo protestë ka një rëndësi për ata që nuk besojnë te opozita.

Kjo protestë u dha zemër njerëzve. Sot jemi të gjithë pa dallim për Shqipërinë tonë, për Shqipërinë që e ka bekuar Zoti, por që do i vendosë çizmen Edi Ramën. Ky njeri nuk ka të ardhme, është tallur me shqiptarët, prandaj u ftoj të mos ndaloni. Bisedoni me miqtë tuaj, ne do të jemi me ju në cdo protestë, ne do të vijmë me ju, do të jemi atje për t’u bashkuar"
deklaroi ajo.

Vijon...

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!