Kryemadhi nga Skrapari: Në 30 qershor do të kemi edhe zgjedhje parlamentare

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë së saj, në Skrapar paralajmëroi se më datë 30 qershor datë kur pritet të mbahen dhe zgjedhjet lokale, është deklaruar se do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme.

 Teksa akuzoi qeverinë për përfshirje në skandale të mëdha Kryemadhi foli dhe për nisjen e aksionin opozitar, për të rrëzuar nga posti kryeministrin Edi Rama ku u shpreh se ka ardhur koha për nisjen e një revulucioni të vërtetë qytetar pasi sipas saj  shqiptarët nuk do të pranojnë të qeverisen më nga një qeveri me mandate të blera e të grabitura.

Një qeveri që rrit taksat  nuk meriton të qeverisë. Nuk do të jenë zgjedhje lokale, por edhe zgjedhje të përgjithshme, sepse shqiptarët nuk do të pranojnë të qeverisen nga një qeveri e cila ka grabitur mandatet në parlament dhe i ka të blera.Nga Brukseli dëgjojmë një rrufe në qiell të hapur, dëgjojmë se si komisioneri  Hahn shprehet se “Rama ka mbajtur peng reformat”.  Kemi përballë një sfidë : Të Rrëzojmë Edi Ramën. Kudo që shkel, dëgjoj se edhe socialistë të ndershëm që janë të mërzitur me Rilindjen. Kur nuk ka socialist të ndershëm që suporton këtë njeri, tani duhet thënë se kushtet janë pjekur. Do të dalim në rrugë dhe do ta rrëzojmë Edi Ramën .

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së.

Më tej, Kryemadhi foli edhe për protestat e paralajmëruara nga opozita, ku u shpreh se ka ardhur koha që populli duhet t’i japë një mësim të qartë politikës shqiptare jo për rrotacion, por si një shenjë dhe kërkesë llogarie për premtimet që ata bëjnë. Kjo deklaratë e Kryemadhit vjen një ditë pasi Partia Demokratike, mblodhi Këshillin Kombëtar dhe paralajmëroi nisjen e protestave me qëllim rrëzimin e pushtetit të qeverisë së Rilindjes. Nënkryetari i Këshillit të PD-së, Edi Paloka deklaroi dje në përfundim të mbledhjes  se pas rrëzimit të qeverisë do të ketë dhe një qeveri tranzitore (kalimtare) për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 21/01/2019 12:21

    Kjo qenka debile komplet,kjo nafija e LSI-se eshte bere per te qare e per te qeshur,idiote grua.

    Përgjigju
  • Mala: 20/01/2019 13:45

    Te gjitha akerkesat,po desht I PS me 52% te votes, Rama do ju ploteson.Por, sovrani konfirmon besimin e PSW me mbi 51% t5we votes.JU! ku...!?

    Përgjigju
  • Robi: 20/01/2019 13:28

    Paska hypur Nafije Dybeku Baxhella maje plehut dhe po sheh ëndrra në diell.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja