Kryemadhi: Njerëzit e LSI-së të zgjohen nga gjumi, të takojnë qytetarët, jo njëri-tjetrin

Kryemadhi: Njerëzit e LSI-së të zgjohen nga gjumi, të takojnë qytetarët, jo njëri-tjetrin

Në Komitetin e Drejtues, Kryemadhi u ka bërë thirrje "të sajve" që të zgjohen nga gjumi dhe të nisin takimet me qytetarët. Sipas saj, ky takim me qytetarët, duhet të bëhet për të treguar rolin që ka pasur LSI në qeverinë e Ramës.

"Për sa i përket angazhimeve tona ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm më njëri tjetrin ku lëvizja ime si Kryetare e LSI por jo vetëm e imja dhe e Kryesisë ekzekutive, të cilët do ti shikoni më shpesh se cci keni parë kohët e fundit nëpër rrethe, do të jetë e pandalshme. Jo për të bërë takime dhe mitingje të mëdha por për të takuar njerëzit dhe për tu sqaruar. Njerëzit e LSI duhet të zgjohen nga gjumi jo duke ndenjur me njeri tjetrin se unë nuk kam nevojë të bind Erisa Xhixhon, as Nora Malaj, as Profesor Panaritin.  Duhet të takojmë njerëzit të cilët kanë qenë viktima të makinerisë së propagandës së Edi Ramës, të cilët nuk e dinë se çfarë ka bërë LSI. Të cilët nuk e dinë rolin e LSI në 8 vite qeverisje të saj. Edhe pse ne artikulojmë mediatikisht, ne duhet  t’u bëjmë të qartë që roli i LSI në qeverisjen me PS ka qenë domethënës që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit për BE dhe për hapjen e negociatave. Ka qenë vendimtar angazhimi  i LSI. Ka qenë vendimtar roli i LSI për frenimin e korrupsionit në radhët e qeverisjes socialiste. Ka qenë vendimtar roli i LSI për gjobat dhe tmerret që ka bërë Rilindja ndaj biznesit. Ka qenë vendimtar roli i LSI për lirinë e medias", tha Kryemadhi. 


Lajmi kryesor:

Kryemadhi: LSI s'është më parti e Metës me qetësi dhe dashuri, por e revoltës


B.K./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve